LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Abazoviqi kryeministër në Mal të Zi, dëshmi se shqiptarët janë partnerë të besuar të SHBA-së e BE-së

Krasniqi: Abazoviqi kryeministër në Mal të Zi, dëshmi se shqiptarët janë partnerë të besuar të SHBA-së e BE-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur entuziazëm me rastin e zgjedhjes se Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë në Mal të Zi.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Zgjedhja e Abazoviqit sipas të parit të PDK-së është lajm i mirë për rajonin për shkak të promovimit që shqiptari iu ka bërë vlerave demokratike.


“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë”.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi
Lexo po ashtu Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Krasniqi e ka konsideruar moment historik mbarëshqiptarë zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër në Mal të Zi.

“Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik”, ka shkruar tutje Krasniqi duke i uruar punë të mbarë tashmë kryeministrit të Malit të Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori