LAJMI I FUNDIT:

KQZ tregon si të votohet përmes postës

KQZ tregon si të votohet përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes një njoftimi ka bërë të ditur formën se si duhet votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku “Votimi Përmes Postës”, mund të gjeni fletëvotimin dhe broshurën që përmban kandidatët e secilit subjekt politik.


Kthimi i pakos së fletëvotimit;

Fletëvotimin për Kuvendin e Kosovës të plotësuar vendoseni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,thuhet në njoftim.

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 5 tetor 2019.

Adresa e plotë e KQZ-së është:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori