KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar subjekti me shpenzimet më të larta, duke deklaruar 1 milion e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për periudhën janar–mars 2025. Nga kjo shumë, 271 mijë e 878 euro janë shpenzuar për paga të punëtorëve, ndërsa për mallra dhe shërbime, partia ka shpenzuar rreth 1.45 milion euro. Raporti i plotë për LVV-në
Partia Demokratike e Kosovës, për të njëjtën periudhë ka shpenzuar gjithsej 360 mijë e 313 euro, ku pjesa më e madhe prej 177 mijë e 640 euro ka shkuar për mallra dhe shërbime. Ndërkohë, për paga, PDK ka ndarë 154 mijë e 695 euro, përfshirë edhe pagat neto të muajve shkurt dhe mars që arrijnë në 133 mijë e 785 euro. Raporti i plotë për PDK-në
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar shpenzime prej 155 mijë e 334 euro e 10 cent, ndërsa buxheti i përgjithshëm për këtë periudhë ishte 168 mijë e 177 euro e 46 cent, duke i mbetur një tepricë prej mbi 12 mijë euro. Raporti i plotë për LDK-në
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 67 mijë e 754 euro, ku shpenzimet më të mëdha janë në paga me gjithsej 44 mijë e 425 euro. AAK gjithashtu ka raportuar 11 mijë e 286 euro për shërbime telekomunikimi dhe 9 mijë e 582 euro në kategorinë “shpenzime pa kategori”. Raporti i plotë për AAK-në


















































