LAJMI I FUNDIT:

KQZ miraton vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren

KQZ miraton vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur që QNR të vazhdojë me numërimin e votave me kusht në 15 komuna ku nuk ka pasur ankesa dhe votat nuk janë të kontestueshme, duke mos e përfshirë Prishtinën dhe Prizrenin. Kështu ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Sipas saj, numërimi i votave me kusht do të vazhdojë sot.

“QNR le të vazhdojë sot me numërimin e votave me kusht”, ka thënë Daka.


Po ashtu KQZ ka miratuar vendimin e PZAP për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë dhe Prizren, si dhe Dragash 35 vendvotimeve dhe 3 vendvoditmeve në Rahovec, transmeton Telegrafi.

Rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat e lartpërmendura.

Këtë vendim gjatë tërë kohës e ka kundërshtuar anëtari i KQZ –së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili e ka quajtur skandaloz dhe tërësisht politikë vendimin e PZAP për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

“Në asnjë dispozitë të tillë nuk ka kompetencë KQZ-ja ta bëjë këtë. Ky është komplet manipulim”, ka thënë Rrustemi, derisa ka theksuar se zbatimi i vendimit të PZAP-it nuk ka bazë ligjore.

Rrustemi madje ka kërkuar nga KQZ që të mos e miratojë këtë vendim para se Gjykata Supreme ta thotë fjalën e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori