KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.
Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së: - Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021. 2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së; 3. Aktivitetet e ZRPPC-së: - Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike. 4. Këshillat e KQZ-së: • Këshillit për Buxhet dhe Financa: - Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së, - Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së. • Këshillit për Operacione Zgjedhore: - Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021. 5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik; 6. Të ndryshme; /Telegrafi/




















































