LAJMI I FUNDIT:

KQZ i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

KQZ i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar sot se i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Socialiste, ish-kryeministrit, Pandeli Majko.

Majko zëvendëson deputetin e dorëhequr, Alqi Bllakos, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

“Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike plotësoi vakancën e njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Pandeli Sotir Majko”, ka thënë KQZ-ja në një njoftim në Facebook.


Pandeli Majko nuk arriti të fitonte një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, pasi renditej në vendin e 19 të listës së socialistëve në kryeqytet dhe nuk mundi të thyente herësin që i nevojitej për të siguruar pjesëmarrjen në Kuvend.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u arrestuar javën e kaluar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori