Shqetësimi për klimën e të bërit biznes ishte arsyeja që Oda e Afarizmit të Kosovës e udhëhequr nga Skënder Krasniqi së bashku me përfaqësuesit e bizneseve patën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
Oda e Afarizmit të Kosovës ka propozuar që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Mineral (KPMM) të kalojë nën kontrollon e Qeverisë.
Ky propozim u hodh sot në një takim që OAK pati me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi theksoi disa nga shqetësimet e biznesit që ka identifikuar Oda, ku ndër të cilat problem shumë të madh paraqet edhe Ligji për Miniera dhe Minerale, i cili sipas tij po paraqet pengesa të shumta për bizneset e këtij sektori,.
Gjatë këtij takimi theks iu vu edhe mungesës së ofertës se të bërit biznes, ku sipas Krasniqit për dallim nga vendet e rajonit që disponojnë oferta për tërheqjen e investitorëve duke ofruar qoftë tokën, zbritje dhe pushime tatimore.
“Andaj është shumë e rëndësishme që edhe Kosova të ketë një të tillë pasi që mungesa e saj rezulton edhe në numër më të vogël të investitorëve”, thuhet në komunikatën e Odës.
Çështje të tjera që u theksuan në takimin me ministrin Lluka ishin edhe mungesa e takimeve të rregullta të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, mungesa e investimit dhe krijimit te produkteve strategjike të cilat do të jenë të konkurueshme në tregun ndërkombëtar, mungesa e zonave industriale të pajisura me infrastrukturë, këto të cilat ndikojnë negativisht dhe rezultojnë në ngecje të zhvillimit ekonomik.
Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e biznesve Qumështorja Bylmeti dhe Trofta, të cilët patën rastin që të adresojnë problemet e tyre dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë nga ministri Lluka.
Bylmeti theksoi investimin shumë milionësh që është duke realizuar së bashku me investitorët holandez dhe vështirësitë që është duke hasur në realizmin e projektit të tij, ku kosto e shndërrimit të tokës nga ajo bujqësorë në ndërtimore paraqet një sfidë më vete, ndërsa përfaqësuesi nga Trofta theksoi problemin që kanë me taksën e dyfishtë të ujit dhe mënyrën e subvencionimit të peshkut.
Ministri Lluka tha se do të ofrojë përkrahje maksimale në çështjet të cilat janë në kompetencë të tij, dhe mbështetje në çështje të tjera që janë në të mirë të biznesit.
Lluka tha se MZHE është duke biseduar për një bashkëpunim të mundshëm me qeverinë Sllovene për një kredi disa-milionëshe e cila do të shfrytëzohet për bujqësi dhe subvencionim të fermerëve.
Ky bashkëpunim sipas tij pritet të rezultojë me ndikim pozitiv në sistemimin e bujqësisë pasi që me këtë rast do të ofrohet edhe ndihmë e ekspertizë nga Qeveria Sllovene. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës