Koxhobashev : Ndryshimet ligjore për ndalimin e emërtimit të shoqatave me emra fashistësh, hap anti-evropian
Sofjes zyrtare nuk i pëlqejnë ndryshimet e propozuara në ligjin për shoqatat, të cilat mund të prekin emrat e klubeve bullgare “Ivan Mihaillov” dhe “Car Boris III”. Zëvendësministri i Jashtëm bullgar Kostadin Koxhabashev informoi se Shkupi ka nisur një fushatë kundër organizatave bullgare. Sipas tij, me ndryshimet e propozuara, Maqedonia tashmë shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën e bashkimit.
“Është jashtëzakonisht e papranueshme të përdoret narrativë, përfshirë edhe nisma ligjore, të cilat shfrytëzojnë në mënyrë joparimore tema që lidhen me fashizmin, antisemitizmin dhe terrorizmin, me qëllim kufizimin e të drejtave themelore dhe përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ne kategorikisht refuzojmë përpjekjet për të imponuar interpretime selektive, të njëanshme të historisë”, tha Kostadin Koxhabashev – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.
Koxhabashev tha se vendit kandidat për anëtarësim në BE duhet t’i bëhet me dije se praktikat evropiane për të drejtën e bashkimit kanë për qëllim lehtësimin, e jo vështirësimin e themelimit të organizatave dhe shoqatave.
“Bullgaria mund të mbështesë çdo hap të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm me kusht që të garantohen të drejtat e bullgarëve në shtetin fqinj. Pasojat e ndryshimeve të fundit ligjore në Shkup janë në kundërshtim me këtë kusht”, u shpreh Kostadin Koxhabashev – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.
Ky është reagimi i parë i Sofjes ndaj ndryshimeve të propozuara që po shqyrtohen në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Ato u propozuan nga opozita dhe u mbështetën nga shumica dhe parashikojnë ndalimin e emërtimit të shoqatave me emrat e figurave kontroverse të së kaluarës.
Ndërkaq, në Berlin për herë të parë ministri Bujar Osmani pati një takim me kolegun e tij bullgar Nikollaj Millkov. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat diskutuan për provokimet e shumta nga grupe dhe individë në të dy vendet, të cilat kanë dominuar gjithnjë e më shumë në diskursin publik në periudhën e kaluar. Osmani dhe Milkov theksuan se të dy ministritë do të punojnë në mënyrë aktive për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si interes i ndërsjellë i dy vendeve, dhe nuk do të lejojnë që provokimet të prishin këtë proces./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos