LAJMI I FUNDIT:

Kovraga, vendi i mollës

Kovraga, vendi i mollës

Kultivuesit e mollës në vend, tashmë kanë filluar vjeljen e kësaj kulture bujqësore, e cila kultivohet në sipërfaqe më të mëdha sidomos në rajonin e Dukagjinit. Sivjet kultivuesit e kësaj kulture presin rendimente më të mëdha se sa viteve të kaluara, ndërkaq në shtimin e prodhimtarisë dhe cilësisë së mollës, po ndikojnë edhe projektet, të cilat viteve të fundit është duke i mbështetur Ministria e Bujqësisë.

Kryetari i Shoqatës “Pema” nga Kovraga e Istogut, Safet Blakaj thotë se këtë vit presin rendimente më të mëdha të mollës për dallim me vitet e kaluara. Ai tregon se këtë vit nuk ka pasur dëmtime të frutave të mollës nga fatkeqësitë natyrore. “Kemi filluar me vjeljen e mollëve, ku këtë vit rendimentet janë më të mëdha e bashkë me këtë edhe cilësia e tyre për dallim me vitet e kaluara”, tha ai.
Kryetari Blakaj tregon se këtë vit presin si shoqatë të kenë prodhimtari prej rreth 2000 tonëve. Ai tregon se nuk do ta kenë problem as plasimin e tyre në tregun vendor, pasi që kanë vazhduar kontratat për shitjen e tyre. “Besoj se nuk do të kemi problem me shitjen e mollëve pasi që kemi rinovuar kontratën me ElkosGroup. Si pemëtarë jemi të kënaqur pasi çmimi është i favorshëm”, ka theksuar kryetari i Shoqatës “Pema“, e cila përfaqëson pemëtarët e fshatit Kovragë të Istogut.

Njëri ndër fermerët që merren me kultivimin mollës në Kovragë të Istogut është edhe Sadik Blakaj i cili ka 6 hektarë të mbjellur me këtë kulturë. “Po kemi filluar vjeljen e mollëve jemi të kënaqur me rendimentet, por saktë ende nuk dimë sa do të kemi pasi që vetëm sa kemi filluar vjeljen”, tha Blakaj.


Ai tregon se sikur te shumë kultura të tjera edhe te molla vrugu ka bërë dëme. “Kemi pasur dëme këtë vit nga vrugu për shkak të lagështisë dhe reshjeve të shiut që kanë qenë. Por e mira është sepse mollët nuk janë dëmtuar nga breshëri sikurse vitet e kaluara”, tregon ai. Ky fermer thotë se ende nuk ka kontrata për shitjen e mollëve por pret që një here t’i deponoj në depo e pastaj t’i shesë. “Nuk kam depo moderne vetëm se e kam një ashtu. Kam aplikuar për ndërtimin e një depoje në Ministrinë e Bujqësisë, por ende nuk më kanë përkrahur”, thekson Sadik Blakaj.

Ndryshe Shoqata “Pema” Kovragë i ka te anëtarësuar 13 anëtarë, ndërkaq sipërfaqja e tërësishme me pemë është 51 hektarë, ku prej tyre në prodhim intensiv janë 40 hektarë. Prodhimi vjetor mesatarisht sillet deri në 1.200.000 kilogramë.

Ndërkaq, përkrahje kultivuesve të mollës, viteve të fundit u ka dhënë Ministria e Bujqësisë, e cila përmes granteve për këta prodhues, po arrin që ta rrisë prodhimtarinë bujqësore dhe cilësinë e saj. /FermaIme/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori