LAJMI I FUNDIT:

Kovidi me pasoja te pacientët në Maqedoni, në Dibër rriten sëmundjet e diabetit

Kovidi me pasoja te pacientët në Maqedoni, në Dibër rriten sëmundjet e diabetit

Në Komunën e Dibrës muajve të fundit institucionet shëndetësore japin vlerësimin se ka një rritje të sëmundjeve tek pacientët që janë pasojë e situatës pas pandemike.

Burimet të njëjta potencojnë se një pjesë e atyre që kanë patur Kovid 19 dhe janë shëruar, tani ballafaqohen me sëmundje të cilët kanë rrënjët nga Kovidi. Sipas tyre sidomos ndikimi është prezent dhe prandaj ka një rritje të pacientëve me sëmundjen e sheqerit dhe veshkëve.

Mjeku specialist Axhija Kurtoski, i cili është edhe udhëheqës i Qendrës për diabet në Dibër, thotë se pikërisht virusi i rrezikshëm Kovid-19 ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve me diabet. Kurtoski potencon se rritja është tek të gjithë grup moshat, dhe mes tyre edhe tek të rinjtë. Aktualisht sipas tij afro 500 pacient me diabet marrin rregullisht terapinë e insulinës, kurse mbi 2000 përdorin medikamentet – tableta.


Në Qendrën për Diabet sqarojnë se rritja e numrit të të sëmurëve nga sheqeri është prezent jo vetëm në Komunën e Dibrës por edhe në komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë – Rostush. Deri tani nuk ka patur probleme me furnizimin me terapitë, theksojnë nga kjo Qendër duke shtuar se terapitë e insulinës jepen në kohë.

Rritje të numrit të pacientëve ka edhe me problemin e veshkëve. “Rritje ka sidomos në etapën e post pandemisë”, thotë mjeku specialist Dragan Klopçevski. Rritja e të sëmurëve në këtë etapë pas pandemisë është mbi 15 për qind, thotë ai dhe shton se ka rritje edhe në pacientët që janë në dializë.

Në Qendrën për dializë të Sistinës në Dibër që funksionon në Spitalin e Dibrës kanë informuar se aktualisht 18 pacientë janë në dializë, numër i cili është shumë më i madh në krahasim para 2 viteve të fundit. Në Spitalin e Dibrës poashtu thonë se pas pandemisë Kovid-19, ka rritje edhe të numrit të pacientëve të cilët kanë probleme me tensionin, sëmundjet kardiovaskularë, sëmundjet e brendshme, sëmundjet psikike, etj.

Vlerësohet së në Dibër dhe rajon, pandemia Kovid-19, përveç mbi 90 viktimave, la si pasojë edhe rritjen e shumë sëmundjeve./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori