LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski- Varhelyi: Zhbllokimi i integrimeve evropiane është i nevojshëm dhe tani është momenti

Kovaçevski- Varhelyi: Zhbllokimi i integrimeve evropiane është i nevojshëm dhe tani është momenti

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me sfidat e luftës në Ukrainë dhe perspektivat evropiane të rajonit.

Bashkërisht u konstatua se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit është nevojë e vendeve në kuadër rajonal, por edhe e vetë Bashkimit Evropian.


Gjithashtu ekziston pajtueshmëri se tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet një çështje e hapur për një kohë të gjatë, ndërsa kjo nuk është në favor të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbetet i përkushtuar ekskluzivisht në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe bisedimeve të bazuara në respekt dhe dinjitet, për të cilat janë pajtuar me Kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie mbi këtë bazë.

“Vendi ynë përmbushi detyrimet e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me të cilën edhe një herë tregoi se është një partner i denjë i vendeve evropiane dhe e meriton mbajtjen përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha Kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori