Kovaçevski-Steinmeier: Gjermania dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e priti sot në Qeveri presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Steinmeier dhe në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjetorin e tyre si dhe me mbështetjen e fuqishme që merr Maqedonia e Veriut nga Republika Federale e Gjermanisë për integrimet euroatlantike.
Presidenti Steinmeier deklaroi se Gjermania dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Vendosmëria për të zbatuar reformat është thelbësore për të ruajtur demokracinë dhe vlerat evropiane. Në takim u konstatua bashkërisht se e gjithë mbështetja dhe përpjekjet e investuara nga të dy vendet, përfshirë edhe ndryshimet e ardhshme kushtetuese, janë në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje evropiane për qytetarët”, njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar.
Ai thekson se përveç aleancës dhe partneritetit në NATO, KB dhe OSBE, Gjermania këtë vit pati një rol të suksesshëm edhe në procesin e Berlinit që rezultoi me tre marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të kualifikimeve/diplomave akademike, kualifikimeve profesionale dhe dokumenteve të udhëtimit.
“Aleanca dhe kohezioni janë veçanërisht të dukshme në përputhje me BE-në dhe si aleatë të NATO-s në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në kumtesë.
Qeveria thekson se vizita e sotme e Steinmeier është konfirmim i miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se marrëdhëniet e ngushta të dy vendeve konfirmohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik.
“Gjermania është partneri i parë dhe më i madh ekonomik i Maqedonisë së Veriut, e cila eksporton rreth 45 për qind të totalit të eksporteve të saj në Gjermani. Rreth 200 kompani në Maqedoninë e Veriut janë kompani gjermane, duke përfshirë WPD, e cila investon rreth 500 milionë euro në një termocentral me erë me fuqi 415 KV në Kumanovë – Kriva Pallankë, dhe që paraqet një hap serioz në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në kuadër të vizitës së presidentit Steinmeier, në Qeveri është zhvilluar takimi bilateral i dy delegacioneve. Nga ana e delegacionit qeveritar ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri