LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për projektet e filluara dhe përballja me sfidat aktuale

Kovaçevski – Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për projektet e filluara dhe përballja me sfidat aktuale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua me kryetaren e BERZH-it, Odil Reno-Baso, e shoqëruar nga një delegacion i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pres shërbimi qeveritar bëri të ditur se në takim është përshëndetur bashkërisht bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet vendit tonë dhe BERZH-it, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të projekteve infrastrukturore në vend.

“Është konstatuar se është e rëndësishme të vazhdohet me projektet e filluara dhe me tërheqjen e investitorëve. Në këtë drejtim është shprehur përcaktimi i të dyja palëve se realizimi i projekteve vazhdon të zhvillohet pa probleme, pavarësisht nga krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë, veçanërisht kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, në fushën e energjisë, transportit, mjedisit”, kumtoi pres shërbimi i qeverisë.


Në takim është bërë e ditur se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e gatshme t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballje me sfidat e luftës në Ukrainë.

“Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për bashkëpunim të suksesshëm me BERZH-in, me ç’rast së bashku me ministrin Besimi dhe përfaqësuesit e BERZH-it është biseduar për mundësitë për avancim në aspektin e mbështetjes së nevojshme teknike dhe ekspertizës. Gjithashtu, është përshëndetur edhe fokusi i Qeverisë në bujqësi dhe siguria ushqimore dhe është vlerësuar se ka hapësirë ​​për mbështetje nga BERZH-i edhe në këtë drejtim”, theksohet në kumtesë.

Në takim janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale politike dhe është konstatuar se nisma “Ballkani i Hapur” hap mundësi për zhvillim të rajonit dhe është theksuar rëndësia e integrimit evropian për rajonin, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori