LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski paralajmëron ndryshime ligjore për avancimin e barazisë gjinore

Kovaçevski paralajmëron ndryshime ligjore për avancimin e barazisë gjinore

“Do të ketë më së paku 40% gra në pushtetin ekzekutiv”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar sot ndryshime ligjore për avancimin e barazisë ligjore në institucionet e shtetit. Gjatë fjalimit të mbajtur në marshin e organizuar nga Forumi i Gruas i LSDM-së, në prag të ditës ndërkombëtare të gruas, Kovaçevski paralajmëroi se, do të ketë ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të rritet përfaqësimi i grave në politikë.

“Veç më bëjmë harmonizime me partnerët e koalicionit që kanë të bëjnë me avancime të reja të barazisë gjinore. Ndryshime dhe plotësim të Kodit Zgjedhor në drejtim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në listat për deputetë dhe këshilltarë. Ndryshime dhe plotësim i ligjit për Qeveri, përmes vendosjes së më së paku 40% gra në pushtetin ekzekutiv”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.


Ai po ashtu paralajmëroi se, në kuadër të ndryshimeve ligjore të Kodit Zgjedhor, do të vendoset kuotë prej 30% për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.

“Miratimi i rregullores sensibilizuese gjinore për punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitin 2023. Rregullimi ligjor i hapësirës së internetit për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe këtë do ta arrijmë si qeveri proevropiane demokratike”, paralajmëroi Kovaçevski.

Pavarësisht zotimeve të përsëritura të partive politike për barazi gjinore, vendi ende është shumë larg përfaqësimit të drejtë të grave në vendimmarrje. Në Qeverinë aktuale, nga 16 ministri, vetëm me pesë prej tyre drejtojnë gra ministre.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori