OBRM-PDUKM akuzoi sot pushtetin se sistemi shëndetësor ka dështuar ose ka mbyllur sytë me qëllim për rastin “Zhan Mitrev”. Gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh ndaj funksionarëve qeveritarë, deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski pyeti kryeministrin Dimitar Kovaçevski për rrjedhën e hetimeve lidhur me skandalet në spitalin privat.
Stojanovski thotë se institucionet shëndetësore duhet të mbikëqyrin nga afër punën e spitaleve private dhe është e pamundur që askush nuk e ka ditur për kemofiltrimin dhe infektimet intraspitalore.
“Në këtë rast bëhet fjalë për ngecje klasike të gjithë sistemit, ku janë të përfshira më shumë institucione. Nuk është e mundur që për një skandal të tillë, askush nga institucionet të mos e dijë”, tha Stojanovski.
Por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se që nga publikimi i dokumentarit hulumtues, Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sipas Kovaçevskit, është duke përcjellur hetimet me kujdes dhe duke informuar Qeverinë për të gjitha të rejat.
“Janë formuar të gjitha komisionet e profesionistëve që do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje. Të gjitha inspektoratet marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me të gjitha të dhënat që merr, do të duhet të informojë qeverinë. Nëse në bazë të konstatimeve të komisioneve, inspektimeve dhe të dhënave nga institucionet e tjera të përfshira, merren informacione që aludojnë për parregullsi të caktuara, atëherë është normale që ato të përpunohen në përputhje me ligjet në vend”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski njoftoi gjithashtu se po presin raportet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar për inspektimet intraspitalore gjatë viteve 2019-2022, si dhe nga Agjencia e Barnave për hetimet lidhur me kemofiltrimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë