LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Geer: Është i nevojshëm kohezion rreth qëllimit strategjik evropian

Kovaçevski – Geer: Është i nevojshëm kohezion rreth qëllimit strategjik evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, David Geer, ku është biseduar për çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë, rajonin dhe më gjerë, në kontekst evropian, njofton pres-shërbimi qeveritar.

Në mënyrë të përbashkët u konstatua se viti 2023 është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut sa i përket progresit në rrugën evropiane, për të cilën është i nevojshëm kohezioni rreth realizimit të këtij qëllimi strategjik shtetëror.

Është vlerësuar se situata gjeostrategjike tregoi nevojën e orientimit të qartë politik të të gjithë Ballkanit Perëndimor, ku rajoni i takon gjeografikisht.


Se për këtë ka vetëdije në Bashkimin Evropian dhe pas 17 viteve të statusit kandidat dhe hapjes së negociatave në korrik të vitit të kaluar, ky është një moment që Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit nuk duhet ta humbasë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria punon në përballjen me sfidat e krizës ekonomiko-energjetike, për reformat e nevojshme dhe me sjellje evropiane në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shprehu besueshmërinë se nuk do të lejojë, provokimet që vijnë nga palët e treta të dëmtojnë agjendën evropiane të shtetit dhe marrëdhëniet e ndërsjella me Republikën e Bullgarisë.

Në takim u diskutua edhe për realizimin e suksesshëm të skriningut dypalësh me BE-në deri më tani.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori