LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: E respektoj vendimin e Zekirit për t’u tërhequr nga funksioni, është një akt i përgjegjësisë politike

Kovaçevski: E respektoj vendimin e Zekirit për t’u tërhequr nga funksioni, është një akt i përgjegjësisë politike

E respektoj vendimin e Muhamed Zekirit për dorëheqje nga funksioni. Është një akt i përgjegjësisë politike. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm, deklaroi për AIM-n kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski pret një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria.

“Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski.


Muhamed Zekiri sot në profilin e tij në Facebook publikoi se jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.

Dorëheqja vjen pasi Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka lëshuar urdhër “për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një funksionar të Qeverisë së RVM-së në cilësi të personit zyrtar, i dyshuar se ka kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”

Prokurorja Vilma Ruskoska sot deklaroi se lënda për hetim për shpërdorim që është ngritur kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekirit dhe dy shtetasve kroatë, Prokuroria e ka marrë në gjysmën e dytë të vitit 2021./Telegrafi/

Zekiri: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm, e vërteta do të del në shesh
Lexo po ashtu Zekiri: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm, e vërteta do të del në shesh

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori