LAJMI I FUNDIT:

Kovaçev: Të zbulohen të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare

Kovaçev: Të zbulohen të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare

Sipas rezultateve nga Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut, 3.504 persona janë deklaruar si bullgarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë ka reaguar edhe eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev i cili tha se të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare sipas origjinës duhet të deklarohen si bullgar.

“Marrja e shtetësisë bullgare nga origjina nuk mund të jetë një akt sekret. Të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare nga origjina duhet të deklarohen. Kështu publikohen në SHBA, Kanada, Gjermani apo Francë”, shtoi Kovaçev.


Ai shtoi se të jesh shtetas bullgar vullnetarisht pasi të dëshmosh origjinën tënde bullgare dhe të nënshkruash një deklaratë se ndihesh bullgar nuk është sekret apo gjë e turpshme.

Sipas eurodeputetit bullgar, marrja e shtetësisë “kërkon një ceremoni ose të paktën një foto përpara stemës dhe flamurit”.

Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori