Bosi i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka këmbëngulur se ekipi i tij është tepër i fokusuar në ndeshjen ndaj Werderit dhe nuk mendon për dopietën e titujve.

Bavarezët do të përballen dy herë me Werderin në pesë ditë, së pari të shtunën në kampionat dhe në gjysmëfinale të kupës të mërkurën.


Dhe Kovac thotë se është fokus i madh në kundërshtarin dhe jo në mundësinë për dy trofe.

“Ne duhet të fokusohemi në këtë ndeshje, ne duhet të fitojmë ndeshjen e parë së pari”.

“Ne luajmë ndaj një ekipi në top formë. Ata janë ende të pamposhtur këtë vit dhe kanë shënuar në secilën ndeshje”, u shpreh Kovac. /Telegrafi/

telegrafi sport app