Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munich për tri vitet e ardhshme.

Ai është ende pjese e Eintracht Frankfurt dhe ka kontratë deri në vitin 2019, por Bayern do ta thyej klauzolën që kushton 2 milionë euro.


"Një javë më parë, thashë se nuk kisha kontakte me Bayernin".

"Pastaj ka pasur një dinamikë, të cilën nuk e kam përjetuar më parë”.

“Kam marr një telefonate dhe një ofertë kontrate, të cilën pastaj e pranova”.

"Ia shpjegova sot (e premte) Bruno Hubner dhe Fredi Bobicit. I kam treguar edhe ekipit sot”.

GettyImages 451118904 Niko Kovac kur drejtonte Kroacinë . (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)

"Nuk është një problem për mua, fokusi është në ndeshjen e së shtunës dhe ne do të bëjmë çmos për t'u kualifikuar në Evropën”.

"Nuk ka justifikime dhe nuk ka alibi, nuk dua të them më shumë”, ka thënë Kovac. /Telegrafi/

telegrafi sport app