Mbrojtësit e të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta, reaguan në lidhje me një kostum për Halloween, që duket sikur e shfaq një refer të verbër.

Veshjet që përfshijnë fanellën sportive, shkopin dhe syzet e zeza, që janë në shitje përmes internetit për 35 euro, u konsideruar se ofendojnë të verbrit dhe ata me të parë të dobësuar - veçanërisht fëmijët e kësaj kategorie, transmeton Telegrafi.


“Referi nuk shihte asgjë, prandaj i dha të drejtë atij ekipi. Vishuni kështu, shtojani pikët ekipit tuaj në festë”, ishte përshkrimi që e shoqëron reklamën.

Kostumi foto 2 Veshjet që po konsiderohen shumë të papërshtatshme

Kjo nuk iu pëlqeu aspak atyre që kanë të afërm dhe familjarë të verbër, duke e konsideruar si jo etike dhe kërkuan nga të gjithë, që ta bojkotojnë. /Telegrafi/