E veshin yjet botërore: Julia Roberts, Kate Midleton dhe Mbretëresha Letizia, por edhe një zonjë tjetër

Moda ndjek jetën, zakonet dhe aktivitetet tona, kështu që me ndryshimin e të gjithave, ndryshojnë edhe risitë e ndryshme të modës.


Fustani ishte dhe është ende koncepti i feminitetit, por kostumi gjithashtu e bën një femër veçanërisht tërheqëse.

Kostumi hyri në jetën e grave si rezultat i prakticitetit, elegancës dhe etiketës së biznesit, dhe u modifikua mjaftueshëm për t'u përshtatur edhe për rastet më solemne, transmeton Telegrafi.

gettyimages 14979 gettyimages

E veshin edhe yjet botërore si Julia Roberts, Kate Midleton dhe mbretëresha Letizia, ndërsa një zonjë tjetër që nuk mund t'i rezistonte është Eva Longoria.

Aktorja e bukurisë ekzotike shkëlqeu rrugëve të Nju Jorkut me pantallona të gjera dhe një xhaketë të gjerë, deri mbi pantallona, duke vënë në pah hollësinë dhe elegancën e bukuroshes 48-vjeçare.

EvaLongoriaEmbed3 cc60f31d0ace44be80db79a3505cb690

Eva tregoi se si varianti i përditshëm i kostumit mund të jetë i zbatueshëm dhe, ajo që është veçanërisht e rëndësishme për femrat - të vishet në raste të ndryshme gjatë obligimeve të përditshme. /Telegrafi/