Nën tingujt e muzikës dhe atmosferën festive, American School of Kosova (ASK) organizoi paradën e Halloween-it, me nxënësit e parashkollores dhe shkollës fillore me kostume të shumëllojshme dhe plot kreativitet.

Jeta Jusufi Xhelili, koordinatore e shkollës fillore në ASK, shpjegoi se këto organizime janë bërë traditë vjetore, duke ofruar momente unike për nxënësit.


6f617a43 1e48 4005 be4c ed3f54912320

"Çdo vit organizojmë Halloween-in në shkollën tonë, ku nxënësit nga mosha dy vjeç e deri në klasën e pestë, së bashku me prindërit, nxisim të vishen me kostume të ndryshme. Gjatë ditës kemi aktivitete të larmishme, ku fëmijët shfaqin kostumet dhe personalitetin e tyre", tregoi ajo.

Elfete Gashi, mësuese e Edukatës Fizike, theksoi gëzimin dhe përkushtimin e prindërve dhe nxënësve për këto festa.

519c1872 81b5 43f8 8512 901d14975a9e

"Nxënësit janë shumë të entuziazmuar dhe përkushtohen për t’u përshtatur me temat e festës. Halloween-i është një nga festat që mezi presin" tha ajo.

Një nga prindërit, Lorika Govori, vlerësoi ndikimin pozitiv të këtyre festimeve tek fëmijët, duke përmendur se shkolla amerikane në Prishtinë është unike në angazhimin për çdo festë.

1db2b36c f2e9 4292 88e9 79814c2c1220

"Kjo i ndihmon fëmijët jo vetëm të kënaqen, por edhe të zhvillohen në mënyrë kreative dhe kognitive përmes lojërave dhe aktiviteteve", shprehet ajo.

Edhe nxënësit e shijuan festën në mënyrën e tyre të veçantë.

f10d1f77 101a 400b 87d3 11e1bfcbdfbe 1

Odeta Shehu tregoi se është veshur si fantazmë dhe se Halloween-i është një nga festat e saj të preferuara.

Ndërkohë, Roi Pula dhe Beg Mjeku po ashtu u shprehën entuziastë për kostumet e tyre të frikshme, duke thënë se i pëlqen të trembin shokët.

6c13fbb2 cc4e 4bb7 a112 a759391d426a

Për të bërë paradën edhe më të veçantë, ushtarët amerikanë iu bashkuan festës duke dhuruar ëmbëlsira për të gjithë pjesëmarrësit e vegjël, duke shtuar gëzimin e kësaj feste të veçantë në ASK. /Telegrafi/

07f1e413 4674 4271 8e90 4e8356af6b0b