LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk e kanë mbështetur ligjin për rritjen e pagës minimale

Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk e kanë mbështetur ligjin për rritjen e pagës minimale

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë votuar për Ligjin e rritjes së pagës minimale.

Ai shtoi se “me këtë është treguar edhe një herë fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së dhe Hrsitian Mickoskit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së erdhën në Kuvend, u paraqitën si të pranishëm, ndërsa pastaj e lëshuan seancën plenare ku në rend dite kanë qenë Ligji për pagën minimale dhe Ligji për subvencionimin e kontributeve”.


“Ky është rindërtimi i regjimit të cilën e ofron opozita. Ata janë kundër pagës minimale, OBRM-PDUKM është kundër asaj që paratë të përfundojnë prapa te qytetarët, OBRM-PDUKM është kundër çdo mase që është në interes të qytetarëve”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM është peng i gruevizmit dhe simbol i krimit dhe shkatërrimit, si dhe sipas tij LSDM çdo ditë sjell masa konkrete që më shumë para të kthehen në buxhetet familjare të qytetarëve./Telegrafi/