Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ka përkrahur sot iniciativën e deputetit Elbert Krasniqi që në Ligjin për Festa Zyrtare të përfshihet data 24 qershor si Dita e egjiptianëve.
Në këtë mbledhje të komisionit ku është diskutuar plotësim ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare, është vendosur që nisma e deputetit Krasniqi të dërgohet për votim në seancë të Kuvendit.
Deputeti Elbert Krasniqi, në arsyetimin e tij tha se kanë kërkuar që në Ligjin për Festa Zyrtare të përfshihet data 24 qershor si dita nacionale e egjiptianëve të Kosovës.
“Ne kemi filluar një iniciativë ligjore për plotësim ndryshimin e Ligjit për Festat, në këtë ligj mungon dita e egjiptianëve të Kosovës, ne kemi propozuar që data 24 qershor të njihet si ditë nacionale e egjiptianeve në Kosovë dhe kemi bërë një propozim për ndryshim të fjalisë së fundit ku konsiderojmë që është jo kushtetuese në fund të fundit dhe jo demokratike që dikush tjetër të vendos për të tjerët, komuniteti serb të vendos për festat tjera zyrtare. Besoj që është jo kushtetuese kjo”, tha ai.
Kryetari i këtij komisionit, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që në kuadër të plotësim ndryshimit të Ligjit për Festa Zyrtare, përveç kërkesës së deputetit Elbert Krasniqi, të përfshihen edhe propozimet e Qeverisë së Kosovës në kuadër të plotësim ndryshimit të këtij ligji.
Ai tha se ndër rekomandimet e Qeverisë është edhe neni 4 që të riformulohet se kur festat zyrtare bien në ditët e vikendit të mos pushohet në ditët pasuese të punës.
Mirëpo, kërkesa e tij nuk është përkrahur nga deputetët e këtij komisioni, të cilët kanë kërkuar që në seancë të dërgohet si nismë e veçantë vetëm ajo për caktimin e datës 24 qershor si ditë e komunitetit egjiptian.
“Si nismë me e dërgua drejtpërdrejtë në seancë me komisionet e tjera funksionale në Kuvend e pastaj në seancë apo donë me e bë mendimet dhe rekomandimet e Qeverisë që pastaj ne si komision e bëjmë grupin punues për me e shqyrtua krejt projektligjin, që besoj që për mendimin tim kjo e dyta duhet me qenë, duke përfshirë edhe rekomandimin dhe nismën që e ka bërë Elbert Krasniqi. Besoj që është mirë me u shtrua si çështje, për mendimin tim e dyta është më e mirë që projektligjin edhe me rekomandimet e Qeverisë të bëhet një grup punues dhe të shkojmë përpara”, tha ai.
Pasi që kjo kërkesë e tij nuk është përkrahur, Lushtaku e ka tërhequr rekomandimin e tij dhe iniciativa e deputetit Elbert Krasniqi është dërguar në seancë për votim.
Deputeti i këtij komisioni Albert Kinolli, në arsyetimin e tij se pse kjo iniciativë duhet të shkojë si e veçantë tha se është arsyeja se sa herë ka shkuar në pako nuk është votuar.
“Hendikep ka qenë që kjo iniciativë apo ky propozim i cili ka ardhur e që është legjitim, nuk është votuar vetëm për një arsye, për shkak se ka ardhur në votim në seancë në pako me një festë të komunitetit serb. Unë nuk po dua këtu vetëm në mënyrë deklarative me thënë që jam pro edhe aty me u ndal, unë jam për me vazhdua dhe me sinqeritetin më të madh me kërkua me e dërgua deri në fund edhe me e realizua. Është alogjike që një komunitet i caktuar me vendos për komunitetin tjetër dhe të jem i sinqertë, po ju premtoj që duke u bazuar në përvojat e deritashme nëse ky propozim prapë shkon në pako unë ju garantoj që prapë nuk ka me kalua”, tha ai.
Propozuesi i kësaj nisme, deputeti Elbert Krasniqi, kërkoj që të dërgohet në seancë për votim, pasi tha se edhe Qeveria i ka dhënë rekomandim pozitiv propozimit të tij.
“Kjo nismë nuk është e tashme, është filluar në vitin 2014 dhe nga viti 2014 për shkak të procedurave tjera ka mbetur që të mos shkojë në seancë. Unë kisha kërkuar mirëkuptimin e juaj si komision dhe të dërgohet drejtpërdrejtë në seancë, për shkak se qeveria ka jep mendim, mendimi ligjor i qeverisë është që është në rregull…E gjitha çka unë kërkoj është që të respektohet një e drejtë e imja kushtetuese që kjo të shkojë si propozim i tillë i veçante në Kuvend dhe Kuvendi të deklarohet”, tha ai.
Në këtë mbledhje të komisionit është diskutuar edhe për Ligjin për Zyrtarët Publik, ku sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi duhet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësim ndryshim të këtij ligji në harmoni me gjetjet e aktgjykimit të kësaj gjykate.
Anëtarët e këtij komisioni me vota unanime këtë ligj ia ka dërguar Qeverisë si sponsorizues i saj, e të cilës i kanë kërkuar që së bashku me Ligjin për Zyrtarët Publik të sjellë edhe Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Kryetari i Komisionit Mergim Lushtaku, tha se është mirë që projektligji për Zyrtarët Publik të dërgohet në Qeveri si sponsorizuese e këtij ligji.
“I kemi dy propozime, të marrim ta bëjmë grupin punues ne si komision dhe t’i reflektojmë këto ndryshimet e aktgjykimit apo të dërgojmë në Qeveri, në këtë rast tek sponsorizuesi. Unë si kryetar i komisionit vlerësoj edhe në bazë të praktikave më herët është që zakonisht i kanë dërguar Qeverisë pastaj ata e kanë sjell prapë tek komisioni… Meqenëse Qeveria u tregua neglizhente deri më tani për arsye se e ka përmendur nëpër seanca të Kuvendit po nuk ka ndërmarrë asnjë hap atëherë ne si komision besoj që është mirë edhe kjo nismë ligjore në këtë projektligj për pagat në sektorin publik të vendoset në prioritet. Projektligji i Zyrtarëve Publik që e drejtuam kah Qeveria për plotësim ndryshimin me ardhë me gjithë projektligjin për pagat në sektorin publik”, tha ai.
Në këtë mbledhje është diskutuar dhe është miratuar edhe plani i punës së komisionit për vitin 2020./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë