Kosovë – Norvegji, publikohen formacionet zyrtare

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e përballjes ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë në konkurrencën e femrave.
Si vashat kosovare, ashtu edhe ato norvegjeze janë në kërkim të fitores në ndeshjen që vlen për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.
Përzgjedhësja kosovare, Aferdita Fazlija ka vendosur të startojë me skemën 5-4-1.
Takimi ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë fillon nga ora 19:00.
Kosova: Kolgeci; Kryeziu, Hysenaj, Syla, Avduli, Gashi; Biqkaj, Halilaj, Limani, Memeti; Reçica.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































