Monedhat elektronike janë një nga temat më aktuale në botën e ICT në Kosovë. Është Bitcoini, ai që po zgjon interesimin më të madh në vend.
Fakti se edhe në Kosovë, ashtu si në shumë vende, po investohet në pajisje që prodhojnë Bitcoin, flasin shifrat që posedojnë Doganat e Kosovës. Kurse, tek qytetarët flitet që kompani të mëdha që veprojnë në Kosovë kanë investuar në Bitcoin.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për KosovaPress se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë, në Kosovë janë importuar pajisje në vlerë prej 800 mijë euro.
Sipas tij, janë kartelat grafike ato që kushtojnë më shumë dhe siç tha ai, deri më tani janë rreth 4, 300 kartela grafike të evidentuara përgjatë kësaj periudhe.
“Sipas statistikave tona, në vitin 2017 kemi pasur rreth 800 mijë euro import të pajisjeve të cilat kanë shkuar për prodhimin apo montimin e këtyre pajisjeve që prodhojnë Bitcoin. Realisht nëse marrim si numër të saktë, kanë qenë rreth 4,300 copë kartela grafike të këtij lloji, pra kartela të avancuara. Jo domosdoshmërisht secila prej tyre është përdorë për to, por sidoqoftë dogana e ka një lloj manuali me të cilin e përcjellë importin e këtyre pajisjeve që në çdo rast të kemi evidenca të sakta”, u shpreh Stavileci.
Më tej, ai tha se pajisjet që përdoren për prodhimin e monedhave digjitale, e që njëherit importohen në Kosovë, Dogana i trajton sikurse të gjitha pjesët e tjera të kompjuterit.
“Dogana i trajton këto produkte si të gjitha pjesët e kompjuterit, përveç një kartele grafike e cila është shumë më e avancuar dhe më e shtrenjtë se kartelat tjera.. dhe për këtë arsye ne gjatë gjithë kohës e përcjellim importin e këtyre pajisjeve. Kryesisht përdoret kartela grafike ‘sefa’ e cila është shumë e fortë dhe e kushtueshme, kryesisht importi i këtyre pajisjeve bëhet përmes aeroportit”, tha Stavileci.
Sa i përket faktit se disa nga lokalet të cilat shesin pajisje të tilla që përdoren për monedhat digjitale, Stavileci u shpreh se çështja në fjalë është kompetencë e organeve të tjera të brendshme, sepse siç tha ai, pjesa kufitare evidentohet e gjitha nga Doganat në Kosovë.
Për këtë, nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur raste penale dhe as incidente lidhur me këtë çështje.
Ndërkaq, është Banka Qendrore e Kosovës, ajo e cila përmes një komunikate ka bërë të ditur se përdorimi i monedhave digjitale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.
“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Edhe bankat komerciale, si Teb Bank dhe Raiffeisen Bank, përmes telefonit janë deklaruar për KosovaPress se nuk operojnë me monedha të tilla digjitale.
Ilirjana Tahiraj nga Raiffaisen Bank, u shpreh për KosovaPress se nuk pranojnë transfere bankare me Bitcoin.
“Kemi pasur edhe më herët pyetje të ngjashme. Ne si bankë nuk kryejmë transfere bankare me Bitcoin dhe monedha të tjera digjitale”, u shpreh ajo.
Megjithatë, trendi i rritjes së interesimit të qytetarëve për bitconin nuk ka të ndalur. Për këtë foli ndërmarrësi i teknologjisë, Dite Gashi, i cili tha se nga interesimi i madh për bitconin, është bërë e vështirë të gjinden kartelat grafike në tregun e Kosovës. Ndërsa u shpreh se ekziston një shkallë pasigurie sa i përket investimit në Bitcoin, meqenëse vlera e kësaj monedhe mund të ndryshojë nga momenti në moment.
“Në Kosovë është rrit shumë interesimi, kohëve të fundit, posaçërisht, sidomos për ‘mining’, sepse rryma këtu është goxha e lirë në krahasim me botën dhe shumë njerëz kanë filluar të prodhojnë ethereum dhe ashtu njëjtë edhe Bitcoin, me e bë procesin që quhet ‘mining’. Kjo është faza e parë që po iu intereson njerëzve. Interesimi është aq i madh sa që është vështirë gjetja e kartelave grafike për t’i blerë në Kosovë. Pjesa e dytë është tregtimi. Njerëzit janë duke blerë dhe duke shitur me ethereum, Bitcoin e të tjera. Këto të dyja janë rritur eksponencialisht muajve të fundit dhe si duket do të ketë rritje të interesimit ende”, tha ai për KosovaPress.
Sa i përket legalizimit të monedhave digjitale, ai u shpreh se është më mirë që ato të mbesin të pa rregulluara edhe për një kohë.
“Në Kosovë dhe Evropë e kemi të derregulluar, që nënkupton që nuk e kap asnjë lloj legjislacioni. Unë personalisht mendoj që kjo është qasja më e mirë pasi që ende nuk po dihet se çfarë do të ndodh me të dhe qeveritë nuk po mund të kuptojnë se ku është roli i tyre në ‘crypto trading’”, u shpreh ai, duke shtuar se qeveritë e kanë lënë të hapur mundësinë që të mund të shohin se çfarë mund të rregullojnë më shumë për të ardhmen.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe shumë qeveri të tjera të botës e pranojnë përdorimin e parave digjitale, megjithëse disa zyrtarë kanë bërë thirrje që të ketë më tepër mbikqyrje. Ndërsa në Estoni, blockchain teknologjia po përdoret në shëndetësi, në sisteme bankare e po ashtu edhe në qeveri.
Që prej fillimit të përdorimit në vitin 2009, vlera e monedhës Bitcoin ka ndryshuar nga disa dhjetëra dollarë, deri në mbi 1 mijë dollarë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë