LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët shpenzuan afër 500 mijë euro për mishin nga Belgjika

Kosovarët shpenzuan afër 500 mijë euro për mishin nga Belgjika

Në sofrat e kosovarëve lehtësisht ka mundur të kalojë “mish i prishur”. Madje mund të ketë edhe nga ata që e kanë konsumuar këtë lloj mishi, që u eksportua nga kompania belge “VEVIBA”, e cila dyshohet të ketë manipuluar me përmbajtjen e mishit dhe etiketat.

Sasia e mishit që ka hyrë nga vendi që dyshohet se importoi mish të prishur, në Kosovë, në dy vitet e fundit nuk është e vogël.

Vetëm në 2 vitet e kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë më se 633 mijë e 150 kilogram mish të llojeve të ndryshme nga Belgjika.


E për tërë këta mish, qytetarët e vendit më të varfër në rajon kanë shpenzuar 467 mijë e 174 euro, shkruan Infokusi.com.

Krejt kjo sipas statistikave të Doganave të Kosovës, që ka siguruar Infokusi.

Në bazë të këtyre statistikave, viti kur nga ky vend u importuar më së shumti mish është 2016-ta. Më shumë se 276 mijë e 916 kilogram mish u importuan gjatë atij viti, në vlerë prej 244 mijë e 700 euro.

Ndërsa, ky mish u përket disa llojeve.

“Janë importuar mish gjedhi, pule, mish prej gjelave të detit, të tjera të brendshme nga pula e krahë të pulës”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ndryshe, shqetësimi për përdorimin e mishit nga kosovarët është aktualizuar së fundmi. Para pak ditësh u zbulua skandali me mish të prishur e të vjetër 12 vjet e që vinte nga Belgjika, për të cilët u vërtetua se ishte destinuar për kafshë, e që nuk përjashtohet mundësia që do t’u servohej njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori