Shtetasit e Republikës së Kosovës i kanë borxh bankave 2.7 miliardë euro deri sa vlera e depozitave ka shkuar në 3.2 miliardë euro.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se në vitin 2018, kredit kanë shënuar rritje me 11.6 për qind. Rritje sipas ti kanë shënuar edhe depozitat e qytetarëve në banka komerciale.
“Kreditë e sektorit bankar arritën shumën prej 2.7 miliardë euro në tetor 2018, duke shënuar rritje vjetore prej 11.6%. Burimi kryesor i financimit të aktivitetit të sektorit bankar vazhdojnë të jenë depozitat, vlera e të cilave gjatë kësaj periudhe arriti në 3.2 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 6.9%. Normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.6% nga 6.8% sa ishin në periudhën e njëjtë të periudhës së kaluar, gjë që tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar. Treguesit e shëndetit financiar vazhduan të tregojnë nivel të lartë të qëndrueshmërisë së këtij sektori në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet posaçërisht cilësia shumë e mirë e portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese prej vetëm 2.7% në tetor 2018, e cila shënoi rënie të mëtutjeshme në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3.6%”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Në kuadër të faktorëve me ndikimin më të rëndësishëm në financimin e rritjes ekonomike, sipas Guvernatorit ishin përshpejtimi i rritjes së kreditimit për sektorin privat, rritja e shpenzimeve publike, si dhe rritja e remitencave të cilat deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro e cila është për 6.1% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Me zhvillime të favorshme u karakterizuan edhe sektorët tjerë përbërës të sistemit financiar. Vlera e aseteve të sektorit pensional në shtator 2018 arriti në 1.76 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 11.2%. Gjithsej vlera e shkruar e primeve nga kompanitë e sigurimeve në shtator 2018 ishte 69.1 milionë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 4.8%. Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara arriti në 31.5 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8.2%. Gjithsej vlera e kredive nga institucionet mikrofinanciare deri në tetor 2018 arriti vlerën prej 177.7 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 29.1%. Sidoqoftë, një rënie e normës së interesit nga niveli aktual mesatar prej 23.1% do ta bënte këtë sektor edhe më konkurrues dhe me rol më të madh në mbështetjen e ekonomisë së vendit”, tha Guvernatori Fehmi Mehmeti në konferencën e fundvitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania