Agjencia e lajmeve KosovaPress zyrtarisht është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), ku është duke i mbajtur punimet Asambleja e Përgjithshme e EANA-së. Kjo është një ditë e shënuar për mediat dhe Republikën e Kosovës.
Vendimi për pranimin e A.L. KosovaPress është bërë me votim të fshehtë ku është kërkuar ¾ e votave të të gjithë anëtarëve. Për të qenë pjesë e kësaj organizate kanë aplikuar KosovaPress ( Kosova), MIA ( Maqedonia e veriut) dhe Armenpress (Armenia ). Mbledhja kësaj radhe është duke u mbajtur ne Cyrih ( Zurich) të Zvicrës.
Nga 32 vende anëtare, (pas fillimit të luftës në Ukrainë, Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS është suspenduar), në të kanë marrë pjesë 27 Agjenci të lajmeve. KosovaPress ka marrë 25 vota (24 vota kanë qenë të domosdoshme), duke u bërë kështu anëtarja e 33-të e Aleancës ( https://www.newsalliance.org ).
Agjencia e Maqedonisë se Veriut (MIA) dhe e Armenisë (Armenpress) nuk arritën votat e mjaftueshme.
Me këtë anëtarësim KosovaPress-it i hapën edhe me shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha Agjencitë e Lajmeve të Evropës dhe falë këtyre marrëveshjeve, mediat dhe lexuesit do të kenë më shumë lajme nga këto vende në të gjitha fushat.
Në ketë takim që ka filluar të enjten dhe është duke i vazhduar punimet është duke marrë pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e KosovaPress-it, Suzana Rakovica.
Çfarë është EANA?
Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) u themelua më 21 gusht 1956 në një konferencë mbi teknologjinë e re mediatike të mbajtur në Strasburg. Në vitin 1970, agjencitë pas të ashtuquajturës “perde të hekurt” u ftuan të bashkohen. Paraardhësi i EANA, Agences Alliées, u themelua në vitin 1924 dhe ishte aktiv deri në Luftën e Dytë Botërore kur aktivitetet u ndërprenë.
EANA shërben si një forum për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni dhe përvojash midis agjencive evropiane të lajmeve. Në qendër të aktivitetit qëndron mbledhja dhe shpërndarja e lajmeve, ku ruhet një mjedis i shëndetshëm duke respektuar rregullat universale të gazetarisë si liria e shtypit dhe konkurrenca e ndershme. Anëtarët e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) janë të angazhuar në promovimin dhe ruajtjen e këtij mjedisi.
KosovaPress është anëtarja e 33-të e EANA-s ndërsa do të kontribuojë pa ndalur në misionin e Aleancës.
Pjesë e ABNA-SEE prej vitit 2017
KosovaPress tashmë ka bërë historinë në Asociacionin e Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE) që prej anëtarësimi të saj në vitin 2017. Përveç kontributeve në ngritjen e mëtejshme cilësore të ABNA-SEE, ajo organizoi edhe Asamblenë e 29-të të këtij Asociacioni duke marrë edhe Presidencën njëvjeçare të cilën e dorëzoi javë më parë tek Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA).
Në shtator të vitit 2021, KosovaPress solli në Prishtinë të agjencitë ballkanike të lajmeve dhe të Evropës Juglindore duke e bërë Kosovën kryeqendër të agjencive të lajmeve ku për pothuajse një javë u diskutua rolin e tyre në periudhën post-COVID.
Gjatë Presidencës së KosovaPress, Agjencia Ballkanike e Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE) arriti të marrë status juridik duke u regjistruar me seli në Sofje të Bullgarisë. Zyrtarisht, KosovaPress është një nga agjencitë themeluese të ABNA-SEE duke dhënë një kontribut të madh edhe në miratimin e statutit. Aktualisht, KosovaPress ka një ulëse në bordin e ABNA-SE së bashku me Greqinë dhe Turqinë.
KosovaPress, nga viti në vit, rritje e vazhdueshme
Agjencia e lajmeve KosovaPress, që nga funksionimi i saj si medium i pavarur, ka njohur rritjen e vazhdueshme, vit pas viti, ndërsa në vitet e fundit është përqendruar të ngre flamurin dhe të përfaqësojë shtetin e Kosovës në forumet dhe organizatat më të rëndësishme të agjencive të lajmeve.
KosovaPress aktualisht funksionon në tri gjuhë ( Shqip, Anglisht dhe Serbisht) duke ofruar abonime dhe shërbime me tekst, audio, video dhe foto. Duke ndjekur aktivitetet ditore dhe duke prekur tema të aktualitetit përmes temave dhe intervistave, KosovaPress shpeshherë është cituar edhe nga mediat më të rëndësishme botërore.
Në dy hulumtimet e fundit, KosovaPress u shpall si agjencia me zero gabime si dhe më e besueshmja. Ajo mbetet besnike e lajmit të vërtetë dhe të saktë duke ofruar garanci për të gjitha mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe rajon e më gjerë që ajo qe ofrohet është vetëm cilësi.
Investimet e vazhdueshme teknike e bëjnë KosovaPress-in të sjellë kualitet edhe vizual përmes kamerave por edhe mundësi transmetimi të drejtpërdrejtë të 10 aktiviteteve njëkohësisht nga kudo ku ndodhin ato.
Aktualisht, KosovaPress funksionon me Departamentin e Lajmeve, Departamentin e Gjuhëve të huaja, Departamentin e Shitjeve, Departamentin e Financave, Departamentin e Projekteve si dhe atë të Teknikës.
Përvjetori ynë i 24-të do të sjellë të tjera investime dhe risi që do të jenë në shërbim të përmirësimi të cilësisë për atë çka ofrojmë për të gjithë klientët dhe ndjekësit tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi