Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Marrëveshja u nënshkrua në New York, në ambientet e Misionit Permanent të Republikës Demokratike të Timorit Lindor pranë OKB-së.
Në komunikatën e përbashkët thuhet se Marrëdhëniet Diplomatike arrihen me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në atë politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, sipas parimeve të Kartës së OKB-së dhe normave të së Drejtës Ndërkombëtare.
Po ashtu, në të thuhet se vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike përkon me interesin e të dy shteteve për forcimin e mëtejmë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
“Me nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, Republika e Kosovës vazhdon forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në këtë kohë të sfidave globale dhe agresionit me të cilin po përballet bota demokratike, forcimi i pozitës sonë diplomatike anekënd botës është i një rëndësie të veçantë, prandaj Republika e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për të vendosur marrëdhënie diplomatike edhe me vende të tjera njohëse, për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare