Masat ndaj mallrave serbe që vendosi Kosova pas arrestimit të tre policëve, janë duke vazhduar të jenë në fuqi, ndonëse më të lehta.
Edhe më tutje në Kosovë nuk mund të hyjnë produktet finale të prodhuara në Serbi, por vetëm lënda e parë.
Përderisa në treg është raportuar për rritje të çmimeve në produkte të caktuara, sipas ekonomistëve nuk bëhet fjalë për efektin e masave, por për keqpërdorime nga bizneset.
Madje sipas ekonomistit Nagip Skenderi, Qeveria asnjëherë nuk vendosi masa serioze për prodhimet serbe, gjë të cilën do duhej ta bënte.
Ai shton se edhe masat e vendosura në kohën e tensioneve në veri, nuk janë zbatuar asnjëherë, meqë në treg gjendet edhe më tutje shumë produkte serbe.
“Megjithatë këto nuk kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës, importi i mallrave serbe në Kosovë ka vazhduar edhe më tutje, edhe në të dhënat e ASK-së e të ministrisë, tregon se mbi 1 milionë kemi mallra të importuara nga Serbia, dhe trendi është në rritje. Asnjë ndalesë nuk është duke i ndalur, përkundrazi kemi ngritje të importit të Serbisë”, deklaron Skenderi.
E ekonomisti Erton Bega thotë se produktet serbe mund të zëvendësohen me produkte të shteteve të tjera, e forma më e mirë sipas tij, nuk është përmes vendimeve të qeverisë.
“Tregtia nuk mund të pengohet me masa qeveritare sepse këto masa pastaj perceptohen si kufizim i zhvillimit të ekonomisë së lirë, dhe qeveria mund të hasë probleme pastaj në procese të integrimeve evropiane sepse duket si palë destruktive në bashkëpunimin rajonal, vetëm qytetarët janë ata që mund të ndikonin përmes uljes së konsumimit dhe mos blerjes së këtyre produkteve që ato të mos importoheshin”, shprehet ai.
Në lidhje me ndikimin e masave dhe se deri kur do jenë në fuqi, nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e nga Ministria e Tregtisë.
Serbia ndër vite ka rritur sasinë e eksporteve në drejtim të Kosovës, derisa sipas ekonomistëve Kosova duhet të fokusohet që të shtojë bashkëpunimin me shtete e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e Veriut, për importimin e produkteve./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker