Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për sfidën kundër Polonisë, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Për dallim nga seanca e djeshme, lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Afrim Tovërlani sot u angazhuan në një stërvitje shumë më dinamike dhe të intensifikuar.
Faton Bunjaku, një nga futbollistët e grumbulluar, ndau përshtypjet e tij për seancën e sotme: “Stërvitja shkoi shumë mirë. Çdo herë që jemi bashkë me Kombëtaren U21, atmosfera është fantastike. Jemi shumë të harmonizuar sepse njihemi mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi qenë të grumbulluar disa herë dhe nuk ka pasur shumë ndryshime në grup”.
“Shumë prej nesh janë pjesë e Superligës, prandaj bashkëpunimi është natyral, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Ne presim një mbështetje të madhe nga publiku dhe besojmë se do t’i shpërblejmë me performancën tonë. Mesazhi im për tifozët është ejani në stadium sepse së shpejti do të jemi edhe ne pjesë e Kombëtares A, dhe ne nuk do të mungojmë në përpjekjen për fitore”, tha sulmuesi i Malishevës.

Edhe Redon Ismaili u shpreh optimist për duelin ndaj polakëve, të cilët janë në mesin e favoritëve të grupit: “Sot ishte seanca jonë e dytë dhe gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Dje u përqendruam në rigjenerim, pasi erdhëm nga ndeshjet me klubet tona, ndërsa sot stërvitja ishte më dinamike”.

“Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe ekipi është i përgatitur mirë. Nga nesër, do të fokusohemi më shumë në aspektin taktik dhe analizën e Polonisë, e cila është një kundërshtare e fortë. Megjithatë, kemi një seri pozitive prej pesë ndeshjeve pa humbje dhe do të luajmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku nuk kemi luajtur për një kohë të gjatë. Ndjenja është e jashtëzakonshme dhe besojmë në një rezultat pozitiv”, deklaroi mesfushori i Partizanit dhe Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame