Kosova U21 ka barazuar ndaj Sllovenisë U21 në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-0 , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë e Kosovës në grupin G, ku ka marr deri më tani 7 pikë.


Në pjesën e parë sllovenët kishin më shumë nga loja, por rrjetat mbetën të paprekura.

276144243 4756625304466157 1472500103054308778 n

Edhe pjesa dytë nuk është se solli shumë raste nga të dyja anët, ku Kosova kishte më shumë nga loja.

Por deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Kosova U21 2

Albert Bunjaki ishte ai që udhëhoqi sot skuadrën shpresa, duke marr pikën e parë.

Ndeshjen nga afër e përcolli edhe Alain Giresse, përzgjedhësi i Kosovës A. /Telegrafi/

telegrafi sport app