LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-21 luan kundër Bahrejnit

Kosova U-21 luan kundër Bahrejnit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-21, të premten (sot, 11:00) do ta zhvillojë ndeshjen e parë në turneun ndërkombëtar që mbahet në Turqi.

Kosova ndeshjen e parë do ta zhvilloi kundër përfaqësueses së Bahrejnit. Ekipi Shpresa i Kosovës të enjten paradite ka arritur në Turqi, derisa pasdite ka zhvilluar një seancë stërvitore.

"Shtabi teknik në krye me përzgjedhësin Rafet Prekazi dhe trajnerët Erdogan Celina e Naser Prapashtica, punoi në zbatimin taktiko-teknik të lojës në sulm dhe mbrojtje. Atmosfera brenda ekipit përfaqësues të Kosovës është e jashtëzakonisht e mirë dhe vërehet një vullnet dhe dëshirë për një paraqitje dinjitoze të djelmoshave të përfaqësueses", shkruan të enjten në njoftimin e Federatës së Futbollit e Kosovës (FFK).

Pos Kosovës dhe Bahrejnit pjesëmarrës në këtë turne janë edhe Shqipëria, Arabia Saudite, Azerbajxhani dhe Ukraina.