Kosova do të blejë dy objekte për ambasada në Washington e Londër

Qeveria e Kosovës ka vendosur të blejë dy objekte që do të shfrytëzohen për ambasada të Kosovës në Washington dhe Londër.
Propozimi ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka prezantuar propozimin duke thënë se kjo është bërë në bazë të rregullores së vitit 2021.
“Është aprovuar shuma rreth 8 milionë, për blerje të ambasadave në këtë vit fiskal“, tha Gërvalla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është shumë e vlefshme që qiratë e shtrenjta të zëvendësohen me prona të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































