LAJMI I FUNDIT:

Kosova sot sfidon Iranin

Kosova sot sfidon Iranin

Përfaqësuesja e Kosovës U-21, sot do të zhvillojë takimin e fundit në kuadër të ‘Antalya Cup’, që po zhvillohet në Turqi.

Djelmoshat e përzgjedhësit, Rafet Prekazi, do të luajnë me Iranin U-21, takim që nis nga ora 14;00 me kohën tonë lokale.

Deri tani, Përfaqësuesja jonë ka luajtur katër ndeshje, nga të cilat ka tri barazime dhe një humbje.

Barazuan pa gola me Bahrainin e Arabinë Saudite, 1-1 luajtën me Shqipërinë, kurse humbën 2-0 nga Ukraina.


Në përgjithësi, Kosova ka pasur paraqitje të mira në të gjitha ndeshje, dhe në shumë sosh u ka munguar edhe fati.