Kosova nuk do të merret me dilemat nëse takimi i Parisit, i paralajmëruar për 1 korrik, do të mbahet ose jo, por do të përqendrohet në përgatitjen e parimeve me të cilat do të paraqitet atje karshi palës së Serbisë, theksojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Takimi i Parisit ishte paralajmëruar në takimin e Berlinit, i cili u mbajt më 29 prill, mikpritës të së cilit ishin kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se që në Samitin e Berlinit, palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, u është bërë ftesa që më 1 korrik të takohen në Paris, nikoqirë të së cilit do të jenë sërish presidenti Macron dhe kancelaria Merkel.
Siç thotë ai, vizita e delegacionit të diplomatëve francezë dhe gjermanë, rreth tri javë më parë, në Prishtinë dhe Beograd, ka qenë në funksion të përgatitjes sa më të mirë të takimit të Parisit.
Sipas tij, dilemat e ngritura, kryesisht nga autoritete e Serbisë, se a do të mbahet ose jo takimi i Parisit, nuk kanë të bëjnë me palën e Kosovës.
“Kjo varet shumë edhe prej organizatorëve. Por, kemi të bëjmë me temën se sa Kosova është vërtetë e përgatitur për takimin e Parisit, sa kemi parime dhe sa kemi pritje të matshme të hartuara në një dokument strategjik, për atë se çfarë presim prej takimit të Parisit, cila mund të jetë lista e tema dhe ato t’i shtrojmë në takimin e Parisit, si dhe cila mund të jetë mënyra më e mirë që ne ta mbrojmë interesin shtetëror të Kosovës, për atë se çfarë kemi bërë deri tash në dialog dhe për atë se çfarë presim të arrijmë në dialog. Por, unë e kam përshtypjen që ka koordinim të mirëfilltë amerikano-evropian dhe mund të ketë dinamikë të re”, theksoi Hoxhaj.
Në anën tjetër, ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngritur dilemat nëse takimi i Parisit do të mbahet fare, duke përmendur sërish si pengesë për vazhdimin e dialogut taksën prej 100 për qind për importin e mallrave të Serbisë nga Kosova.
“Në qoftë se do të ketë takim në Paris, do të jemi në situatë të rëndë. Por, nëse nuk do të ketë takim në Paris, do të jetë edhe më rëndë ose të shprehem me gjuhën e popullit, do të jemi në një baltë shumë më të madhe, ne dhe i gjithë rajoni”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hoxhaj thekson se pavarësisht se çfarë deklarojnë zyrtarët e lartë të Serbisë, Kosova nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun.
“Ne e shohim dialogun si një instrument, i cili i shërben normalizimit të raporteve ndërmjet të dy vendeve dhe mbi të gjitha, si një mundësi për ta përmbyllur shtet-ndërtimin e Kosovës dhe është në interes të Kosovës”, theksoi Hoxhaj.
Por, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se takimi i Parisit nuk ka logjikë të mbahet, në rast se vlerësohet se nuk ka ndryshuar asgjë që nga Samiti i Berlinit.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në procesin aktual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, sipas tij, në rast se mbahet takimi i Parisit, ai do të jetë një shans për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.
“Po që se takimi i Parisit mbahet, atëherë ai do të mund të shërbente vetëm si një impuls për të dyja palët, që përnjëmend ta marrin seriozisht çështjen e dialogut dhe të mos largohen nga dialogu. Por, gjithnjë duke pasur parasysh vendosjen e një kornize për dialog dhe të dihet në fakt se çfarë do të jetë finalja apo rezultati i përfundimit të dialogut”, theksoi Mushkolaj.
Mushkolaj ka shtuar se në rast, eventualisht, takimi i Parisit dështon të mbahet më 1 korrik, atëherë, sipas tij, ekzistojnë gjasat që ai të shtyhet deri në muajin shtator ose tetor, për shkak se deri atëherë, do të mund të jenë zgjedhur shumica e pozitave kyçe në Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin maj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker