Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind në vitin 2016 dhe mbetet vendi me rritjen më të madhe në rajon.
Këtë vlerësim e ka dhënë Banka Botërore gjatë prezantimit të raportit më të ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ky raport hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.
Agim Demukaj, ekonomist në Bankën Botërore Zyra në Kosovë, ka thënë se shohin rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme në Kosovë prej 3.6 për qind që është pak më pak se në 2015, njofton Klan Kosova.
Sa i përket punësimit ai ka thënë se kanë evidencë të rritjes së vendeve të punës, “të dhënat aktuale do të dalin shpejt, por trendi është pozitiv”.
“Trendi pozitiv duhet të ndodhë shumë më shumë. E dimë se nga anketimet për rreth një e treta e popullsisë janë në gjendje në nevojë dhe për të ndikuar në këtë Kosova do të duhet të ketë një rritje më të madhe ekonomike”, ka thënë Demukaj.
“Me të vërtetë është konkurrenca e jashtme, e cila është problem ende për krijimin e vendeve të reja të punës. Reformat me kalimin e kohës duhet të ndikojnë në ekonomi dhe kapacitete më të mira për të qenë konkurrent”, tha ai.
Sipas tij, diaspora e Kosovës vazhdon të mbështes ekonominë e vendit përmes remitencave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës