Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Dardanet, të premten, në Shkup kanë shënuar fitore në përballje me Maqedoninë e Veriut, me rezultat 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Grupit 5 në Ligën C.
Të përzgjedhurat e Anneli Andersen e dominuan ndeshjen që nga fillimi dhe krijuan raste të njëpasnjëshme, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të.
Ishte Valentina Limani, e cila me gjuajtje të fortë e të saktë nga rreth 20 metra arriti ta çojë topin në rrjetën e portës së Magdalena Lekovkës për 1-0.
Dardanet vazhduan me lojë të mirë edhe në vazhdim të pjesës së parë, e si rrjedhojë arritën të gjejnë edhe golin e dytë. Në minutën e 41-të Kaltrina Biqkaj harkoi nga krahu i djathtë, derisa reagimin e dobët të portieres Lekovska e shfrytëzoi Valentina Metaj, e cila nga afërsia shënoi për 2-0.
Edhe në pjesën e dytë futbollistet dardane bënë paraqitje të mirë dhe e administruan epërsinë e pjesës së parë, duke mos i lejuar futbollistet vendase të rrezikojnë portën e Alma Demirit.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ka 4 pikë dhe kryeson renditjen, aq sa ka edhe Bullgaria në pozitën e dytë. Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë të martën (më 31 tetor) sërish kundër Maqedonisë së Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:00.
Maqedonia e Veriut – Kosova 0:2
Stadiumi “FFM Training Center” – Shkup
Gjyqtare: Michaela Pachtova, Zuzana Špindlerová, Katka Hruskova (Çeki)
Shënuese: Valentina Limani (20′), Valentina Metaj (41′)
Kartonë të verdhë: Petkova, Maksuti (MV)
Maqedonia e Veriut: Lekovska, Petkova (Mileska), Milchevska, Kolarovska, Evtinxhioska, Velkova, Mustafa (Salihi), Shemsovikj (Petrushevska), Markovska, Rochi, Maksuti.
Kosova: Demiri, Ramaj, Kastrati, Smaili, Kryeziu (Ramadani), Lulaj (Shala), Metaj (Rexhi), Misini, Limani (Guri), Halilaj (Memeti), Biqkaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

“Idhulli im”, Khephren Thuram me dedikim të veçantë për vëllain e tij Marcus

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Ylli i Interit do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës