LAJMI I FUNDIT:

Kosova prezantohet në Londër me gjysmë miliardi euro projekte

Kosova prezantohet në Londër me gjysmë miliardi euro projekte

Qeveria e Kosovës në takimin e 6 Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër më 26 Shkurt 2018, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të prezantohet me dhjetëra projekte të fushave të ndryshme, që arrin shumë e rreth 550 milionë euro.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi bëri me dije se në këtë konferencë Kosova do të prezantohet më shumë projekte që lidhen infrastrukturën e komunave, projekte private etj.

“Në takimin e Londrës nga Kosova do të marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Gazmend Abrashi Koordinator i Ballkanit perëndimor (BP6)”, tha ajo në emisionin e mëngjesit në RTK.


“Janë mbi 20 projekte që ndërlidhen me infrastrukturën e komunave, ndërsa rreth 15 projekte private që ndërlidhen me bizneset private”, tha ajo.

Gashi bëri me dije se janë projekte që ndërlidhen me infrastrukturën e komunave, rrugë qyteti e fshati, infrastrukturë në shkolla, trajtimin e ujerave të zeza, ndërtimin e mini pendave, rehabilitimin e shtratit të lumenjve, që përfshijnë rajonet urbane dhe rurale të qyteteve të Kosovës

“Ka edhe projekte private që ndërlidhen me energji solare dhe erë, ndriçim rruge dhe ndriçim publik, sport dhe rekreacion, si dhe kapacitete prodhuese që përfshijnë rajonet urbane dhe rurale”, tha ajo.

Sipas saj Unaza e kryeqytetit do të jetë njëra ndër projektet. “Kryeministri ka udhëtuar nëpër Kosovë ku ka parë projektet që kanë prezantuar komunat. Ka pasur shumë projekte nga komunat. Në këto diskutime ka qenë e kyçur edhe Oda Ekonomike e Kosovës”, tha ajo.

Vlera e përgjithshme e projekteve publike dhe private arrin shumën rreth 550 milionë euro, rreth 250 milionë euro janë projekte publike dhe rreth 300 milionë euro janë projekte private. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori