LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia

Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia

Kosova po përballet me numër të vogël të testeve për COVID-19.

Në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat ndaj coronavirusit, sot Kosova ka pranuar donacion nga Serbia, njëmijë teste.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.


“Para disa ditësh në IKSHPK janë liruar 2100 teste. Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera. 1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera. Pa panik, RRI’NSHPI”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, nga 8 shkurti janë konfirmuar 449 raste me coroanvirus në vendin tonë, me 12 të vdekur e 79 të shëruar.

Gjithsej deri me tani janë testuar 3,915 persona.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori