Taksa prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet nga Serbia, ka krijuar një realitet krejtësisht të ri në raportet edhe ashtu të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka reflektuar edhe në dialogun për normalizimin ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Për më shumë, çështja e kësaj takse tashmë është shndërruar në pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për faktin se kjo e fundit, heqjen e kësaj takse e ka vënë kusht për vazhdimin e këtij dialogu.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë theksuar se dialogu kërkon një dinamikë të shtuar në gjysmën e parë të këtij viti, por për zhvillimin e tij nevojitet një klimë më e mirë dhe për këtë arsye Kosova duhet ta tërheqë vendimin për taksën.
Por, zyrtarët e delegacionit shtetëror të Kosovës në dialog me Serbinë, të martën, pas takimit në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, kanë hedhur poshtë mundësinë që Kosova ta suspendojë apo anulojë vendimin për taksën, duke thënë se kjo është masa e vetme për t’iu kundërvënë politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.
Politologu Ramush Tahiri, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vështirë të vazhdojë e madje edhe mund të dështojë, përderisa palët janë kryeneçe në pozicionet e veta.
Sipas tij, pritjet e Kosovës dhe të Serbisë janë të ndryshme, ndërkaq që pritjet e bashkësisë ndërkombëtare janë që normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve t’u qaset pa kushte.
“Tash, ndërmjetësimi ndërkombëtar duhet të jetë më i fuqishëm ose palët duhet të lëshojnë pe dhe të kthehen në një pozicion të mëhershëm. Në këtë moment duket vështirë, sepse palët në bisedime luftojnë edhe për opinionin e brendshëm dhe kanë radikalizuar qëndrimet e tyre, duke u treguar si mbrojtës të ideve që konsiderohen se janë populliste ose që konsiderohen se janë në interes të vendeve të tyre”, tha Tahiri.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se tash për tash vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet peng i pozicionimeve të palëve, të cilat, sipas tij, vështirë se mund të ndryshojnë pa një presion të fuqishëm ndërkombëtar.
“Pra ose Serbia duhet të japë garanci të jashtëzakonshme dhe të qarta para BE-së dhe para Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk do ta sabotojë shtetësinë e Kosovës ose SHBA-ja do të bëjë një presion të madh (ndaj Kosovës), si aleatja kryesore në arenën ndërkombëtare, me qëllim që të mundësohet vazhdimi i dialogut. Unë mendoj që kërkesa e Kosovës për njohje nga Serbia, në këtë moment, është jorealiste. Ajo mund të ndodhë pas disa muajsh dhe në një format tjetër, pra, në ndonjë konferencë të madhe, ashtu siç është duke u parashikuar”, theksoi Muhaxhiri.
Por, a ju konvenon palëve në dialog ngecja ose zvarritja e procesit?
Politologu Tahiri shpreh mendimin që në këtë rast zvarritja e procesit të dialogut i konvenon më tepër palës së Kosovës, për shkak se sipas tij, vendi nuk ka fituar liberalizimin vizave dhe pritjet e tjera që ka pasur nga BE-ja.
“Për këtë shkak, (Kosova) e kushtëzon edhe Bashkimin Evropian, por edhe Serbinë, në mënyrë që të faktorizohet. Ndërsa, Serbia interesohet që ta zhvillojë dialogun sa më shpejtë dhe pa parakushte, sepse Serbia, në një formë, është kthyer që nga viti 2013, si faktor kryesor në çështjen e Kosovës ose në zgjidhjen statusore të çështjes së Kosovës. Ndërkaq, pala e Kosovës duket që konsideron që më herët ka bërë gabim dhe duhet të pozicionohet sërish”, u shpreh Tahiri.
Ndërkaq, analisti Muhaxhiri vlerëson se asnjërës palë, as Kosovës dhe as Serbisë, nuk u konvenon ngecja e procesit të dialogut.
Sipas tij, përmes dialogut Kosova synon rrumbullakimin e shtetësisë, ndërkaq që Serbia, siç thotë ai, pa vendosjen e marrëdhënieve të mira me Kosovën, nuk mund ta përfundojë integrimin e plotë në BE. Zvarritja aktuale e dialogut, sipas tij, po bëhet nga të dyja palët për fuqizimin e pozicioneve të tyre.
“Mirëpo, unë nuk shoh që as Kosova e as Serbia të kenë fuqi që ta zvarrisin deri në pakufi këtë proces, sepse presioni është i madh, posaçërisht pas aktivizimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje në etapën finale të dialogut. Pra, nuk i konvenon askujt dhe nuk mendoj që kanë fuqi që ta zvarrisin dialogun. Mirëpo, kjo do të ndodhë deri në një moment kur SHBA-ja do të thotë ‘mjaft’ dhe do t’ua imponojë palës së Kosovës dhe palës së Serbisë uljen në tavolinë dhe përfundimin e dialogut”, vlerësoi Muhaxhiri.
Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën prej 10 për qind për produktet nga Serbia. Me një vendim tjetër, Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, vendosi taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe kjo u bë shkak që autoritetet serbe të vendosin që të mos vazhdojnë dialogun në Bruksel, deri në heqjen e kësaj takse. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos