Marrja e kodit telefonik ndërkombëtar +383, do t’i sjellë Kosovës përfitime ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se kjo është një arritje e madhe për Kosovë, dhe gjithherë para marrëveshjeve politike, duhet që të bëhen marrëveshje ekonomike që do të jenë bazament për bashkëpunim të ndërsjellët.
“Pas një kohë të gjatë të dialogimit, është arritur një marrëveshje, kjo ka rëndësi ekonomike dhe juridike, dhe ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha është një momentum i ri, për mes këtij kodi do të ketë mbrojte të telefonisë në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, me këtë kod, do të vihet në rregull dhe do të eliminohen operatorët ilegal, dhe ata që janë ilegalisht duhet që ët akreditohen dhe të punojnë sipas ligjeve të Kosovës. “Është një e arritur në Kosovë, një e mirë për të pasur ambient më të suksesshëm biznesor, të motivimit të brendeve më të njohura që të vijnë dhe të operojnë në Kosovë”, ka thënë ai për RTKlive.
Gërxhaliu,ka thënë se Kosova, duhet që të avancojë dialogun. “Kosova duhet që të punoj që marrëveshjet ekonomike ti paraprijnë atyre politike, prandaj është koha në këtë proces të inkuadrohen ekspertizë shkencore dhe me transparencë të plotë”, ka thënë ai.
Kurse eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se gjithçka duket mirë, nëse prapa kësaj nuk fshihet ndonjë “befasi”, si din të krijon Serbia.
“Ndonëse duket paksa hap i ngutshëm licencimi i një operatori, megjithatë, është krejt në rregull nëse ai licencohet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe i nënshtrohet të gjitha detyrimeve ligjore, si edhe të gjithë operatorët e tjerë në vend’, ka thënë Rexhepi për RTKlive.
Sipas tij, nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të kemi një operator të licencuar për që nuk respekton ligjin. “Autoritete kosovare këtë nuk duhet ta lejojnë. Të ndërmerren masa ndaj secilit që nuk respekton ligjin, qoftë edhe me suprimim të licencës”, ka thënë Ibrahim Rexhepi.
Rexhepi ka vlerësuar se Kosova fiton shumë nga aspekti ekonomik. “E para, ajo hyn si shtet në nomenklaturën e komunikimeve ndërkombëtare, e dyta, lirohet nga pagesa e detyrimeve financiare që kishte për shkak të huazimit të kodeve të huaja telefonike dhe e treta, me kod te vet telefonik, mund të rregulloj tregun dhe konkurrencën në vend”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze