Derisa vendet e rajonit, sidomos Shqipëria po bën namin dhe është bërë vend i preferuar nga turistët që vinë nga e gjithë bota, Kosova mbetet shumë larg krahasimeve me këto vende.
Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit nuk janë ndaluar së rreshturi duke investuar në promovimin e turizmit, ku pothuajse çdo ditë shkruajnë edhe mediat botërore, ndërsa vendi ynë nuk duket askund, përkundër faktit që ka potencial për turizmin malor, shumë monumente të trashëgimisë kulturore, por edhe potencial për turizmin e shëndetësisë.
Promovim të turizmit pothuajse çdo ditë bën edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kurse, te ne shihet rrallë vetëm presidentja, Vjosa Osmani, e cila pati paralajmëruar vizita në të gjitha komunat, duke tentuar edhe promovimin e turizmit, por ajo shpesh i ndërprenë ato vizita.
Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti thotë se duhet të zhvillohet infrastruktura rrugore, pasi po ndikon negativisht te turistët.
Hoti ka thënë për KosovaPress, se unioni ka bërë apel te institucionet që të subvencionojnë agjensionet turistike dhe avio kopmanitë me qëllim që të arrijnë një qëndrueshmëri të turistëve.
“Ne jemi duke punuar që t’i rrisim natë qëndrimet, është shumë e rëndësishme për Kosovën që të rrit netë qëndrimet, t’i fut vizitorët, të rrinë sa më gjatë në Kosovë, duke pasur këtë vlerë buxhetore, e cila ndikon shumë te bizneset dhe vet shteti… Ne kemi bërë apel tek institucionet që ta marrin seriozisht turizmin, ta kenë prioritet dhe të ndajnë buxhete të caktuara, të cilat do t’i mbështesin këto biznese të turizmit me qëllim që të arrim një qëndrueshmëri, të kemi të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe njëkohësisht t’i subvencionojmë agjensionet turistike,,, të mbështeten edhe avio kompanitë të cilat dëshirojnë që të aterojnë në Aeroportin “Adem Jashari”…
Tek pjesa e turizmit shëndetësorë ku shumë pak jemi duke e promovuar, rural dhe agroturizmit, janë potenciale të jashtëzakonshme që i ka Kosova dhe ne si union jemi duke i shtyrë kompanitë që të punojnë në këtë drejtim, por duhet edhe dora e shteti, qoftë te pjesa e infrastrukturës. Kemi disa vende të cilat e kanë infrastrukturën rrugore shumë të dobët, e cila po ndikon negativisht te vizitorët”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se kanë hartuar strategjinë për turizmin dhe planin e veprimit, të cilat janë miratuar më 10 korrik në Qeveri.
Kjo ministri ka sqaruar se përmes këtyre dy dokumenteve synohet që Kosova deri në vitin 2030, të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.
“Ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kemi hartuar Strategjinë për Turizmin dhe Planin e Veprimit, e cila është miratuar me 10.07.2024 në Qeveri, përmes të cilave synojmë që Kosova deri në vitin 2030 të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.
Bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare kanë një rëndësi të veçantë në fushën e turizmit, prandaj kemi arritur marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e turizmit me vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Japonia dhe së fundmi edhe me Izraelin, ndërsa në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik, ku turizmi është njëra nga fushat e bashkëpunimit, ekzistojnë marrëveshje edhe me vendet tjera si Sllovenia, Hungaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e po ashtu edhe gjatë vitit 2024 synojmë marrëveshje të reja”, është përgjigjur MINT.
E një vizitore nga Kina, Denise Viktoria, e cila tash e një vit punon në Kosovë, shprehet e kënaqur me popullin, duke i cilësuar qytetarët e Kosovës si social dhe të shoqëruar.
“Unë jam këtu në Kosovë për punë, për më shumë se një vit. Mund të shoh se njerëzit këtu janë shumë të mirë, por gjithashtu edhe vendet… Më së shumti më pëlqen njerëzit këtu, nëse bisedon me ata, janë shumë social dhe të shoqëruar”, është shprehur Viktoria.
Përndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka raportuar se sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (maj 2023) ka rritje te vizitoreve për 19,6%, pasi në total janë 31 268, vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht