Ka nisur sot në Vjenë të Austrisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky Forum po shënon Jubileun e tij të 15-të, derisa temë e diskutimit është “Bashkëpunimi Rajonal si pjesë e Integrimit Evropian. Digjitalizimi në Ballkan “.
Fillimisht, kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar të pranishmit dhe organizatorët për përkushtimin e organizimit të një forumi të tillë ekonomik, me theks të veçantë për temën e digjitalizimit, për të cilën tha se është mundësia më e mirë e lidhjes së njerëzve në botë.
Haradinaj para të pranishmëve dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, foli për realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës, planet dhe pritjet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit. Ai tha se derisa promovojmë fqinjësi të mirë, duhet që edhe trajtimi të jetë i barabartë mes vendeve.
“Ndërsa diskutojmë për lidhjen rajonale, konkurrencën, shkathtësitë dhe mobilitetin, ne tentojmë të harrojmë dhe të anashkalojmë faktin se Kosova mbetet ende i vetmi vend në Evropë që vazhdon të mbetet i mbyllur, duke na u mohuar e drejta për lëvizjen e lirë të vizave. Po, është mbyllur nga BE-ja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kriteret teknike dhe politike të kërkuara nga BE-ja.
Ai ka përmendur edhe barrierat ekzistuese jo-tarifore që imponohen vazhdimisht për produktet dhe kompanitë e Kosovës, ndalesat dhe vonesat e zgjatura të kamionëve dhe makinave në vendkalimet kufitare me Serbinë, duke thënë se këto veprime e dëmtojnë drejtpërdrejt GDP-në. “Nuk mund të zbatohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa trajtim të njëjtë të palëve”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë dhe të kenë një angazhim konstruktiv ndaj parimeve dhe frymës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ai theksoi faktin se Kosova ka përqafuar të gjitha agjendat dhe iniciativat dhe është e përkushtuar që të punojë ngushtë tani dhe në të ardhmen për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të krijuar partneritete të reja me secilin fqinj të bazuar në Investimet, Lëvizshmërinë Tregtare dhe Digjitalizimin, si shtyllat kryesore të lidhjes mes nesh dhe rajonit dhe BE-së.
Kryeministri Haradinaj përmendi përparësitë tregtare që i ka Kosova, siç janë kostoja e lirë e punës, çmimi i ulët i energjisë elektrike, tatimi i ulët për pagën maksimale 10%, tatimi i korporatës 10%, faktin që nuk ka tatim mbi dividentën dhe që TVSH është 8% – 18%, investimi në zonat ekonomike dhe faktin se janë eliminuar barrierat e panevojshme për operatorët ekzistues dhe investitorët e rinj që dëshirojnë të investojnë në tregun digjital.
“Nevojat dhe kërkesat e tregut global të punës dhe të të bërit biznes plotësohen nga Kosova. Ne kemi ligje tejet të përshtatshme për investimet huaja direkte, kemi klasë punëtore me kosto të përshtatshme pune, taksa tejet të ulëta në krahasim me vendet e tjera dhe orientim strategjik për zhvillim ekonomik”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është komb i ri, me rini të ndritshme, të arsimuar dhe energjike, gati për të qenë një kampion rajonal në sektorin e digjitalizimit dhe më shumë, por se për këtë duhet të kemi edhe të drejtën për të lëvizur lirshëm.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Haradinaj u ka përcjellë të pranishmëve mesazhin e popullit të Kosovës, duke thënë se ata presin veçanërisht nga vendet e BE-së që të respektojë marrëveshjen e saj me Kosovën, që pas konfirmimit të përmbushjes së 95 kritereve, njerëzit e saj do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët