LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk pyetet për zgjedhjet e Serbisë, thotë zëvendësi i Isa Mustafës

Kosova nuk pyetet për zgjedhjet e Serbisë, thotë zëvendësi i Isa Mustafës

Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq thotë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen në Kosovë.

“Më e rëndësishmja është që rreth tyre (zgjedhjeve) të mos ngrihet shumë pluhur, sepse vërtetë janë të panevojshme e të pakuptimta çfarëdo tendosjesh. Nuk e shoh se çfarë i pengon shqiptarët votimi i serbëve në zgjedhjet për parlamentin Serbisë. Ndoshta kjo e pengon dikë për shkak se për serbët këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Por ky nuk është kurrfarë argumenti dhe për këtë arsye pres që zgjedhjet e ardhshme të mbahen pa kurrfarë problemesh e përgjegjësia për këtë bie në radhë të parë te faktori ndërkombëtar, ka thënë Branimir Stojanoviqi, transmeton Koha.net pjesë nga shkrim i gazetës “Dnevnik” të Novi Sadit.

Lidhur me deklaratën e Edita Tahirit, ministre për Dialog, se zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në hapësirën Kosovës, si dhe kundërshtimit të fuqishëm të Vetëvendosjes, Stojanoviq thekson ”disa nejçëve gjithmonë do t’iu duket shumë edhe kur serbët thonë se janë serbë dhe se e falsin gjuhën serbe”.


“Këto ide a radikale nuk i kemi të panjohura. Por, me rëndësi është se këta njerëz as marrin vendime dhe as që kanë ndikim për marrje vendimesh. E ata që marrin vendim e janë shumë të vetëdijshëm se privimi i të drejtës së serbëve më 24 prill për të marrë pjesë në zgjedhje, do të ishte i dëmshëm për të gjithë e më së shumti për ata që do ta merrnin këtë masë. Tjetër gjë është se disa e shfrytëzojnë rastin për ta ngrohur edhe më shumë atmosferën në Kosovë dhe në mungesë të ideve politike, preokupohet me “çështjet serbe”, sepse kështu ushqehen më së miri pjesa e popullatës ekstremiste e radikale shqiptare. Por ne këto s’i marrim para sysh. Dhe këtë asgjë nuk do të ndryshojë”, ka thënë Stojanoviq.

Duke folur për organizimin e fushatës parazgjedhore në Kosovë, nënkryetari i Qeverisë së Kosovës se detajet do të dihen më vonë.

“Natyrisht se rrethanat nuk janë të njëjta me pjesët tjera të Serbisë. As viteve paraprake nuk ka pasur krejtësisht kushte për bërjen e fushatës dhe organizimin e zgjedhjeve. Por për ne më e rëndësishmja është që të gjithë qytetarëve të Serbisë në Kosovë që duan të votojnë, kjo t’iu mundësohet”, thotë Stojanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori