Nga 110 kosovarë, të cilët arriti shteti i Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i kthejë në vend, në mesin e tyre janë 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në vatra të rrezikshme të luftës. Disa prej këtyre fëmijëve të kthyer nga Siria, janë edhe pa përkujdesje prindërore.
Nga viti 2012 llogaritet se numri i personave që iu bashkuan këtyre luftërave, ka qenë 400 duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë, po konsiderohet se vendi po punon pak për identifikimin e personave të radikalizuar, të cilët synojnë t’i bashkohen këtyre luftërave.
Ekspertët e sigurisë po kritikojnë institucionet se nuk kanë kapacitet për parandalimin e këtyre rasteve.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi, Betim Musliu thotë se kanë monitoruar të gjitha rastet të cilat lidhen me veprat penale terroriste, e ekstremiste ku janë të përfshirë persona të ndrysh ëm nga Kosova në luftërat e huaja. Për çka sipas tij, sfidë e madhe për vendin mbetet mos-koordinimi institucional.
“Deri më tash kemi parë veprime të shumta në drejtim të ndjekjes, dhe nuk është se nuk ka pasur rezultate. Ajo që mbetet tani sfida shumë e madhe është koordinimi ndërinstitucional për të bërë më shumë vetëdijesimin e popullatës dhe sidomos këtyre grupeve të ndjeshme të cilat edhe mund të jenë të indoktrinuar në mënyrë të gabuar që të jenë pjesë e luftërave të ndryshme që zhvillohen jashtë vendit. Në këtë rast nevojitet një koordinim shumë më i mirë, sepse deri më tash është dëshmuar që kapacitetet tona nuk kanë qenë në nivelin e duhur, prandaj edhe kemi pasur një numër të madh të personave të cilët janë përfshirë në këto luftëra”, deklaroi Musliu.
Behxhet Shala që udhëheq Komisionin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se nuk dihet saktë se sa persona vazhdojnë të qëndrojnë në vatrat e luftës, në Siri e Irak.
Por, sipas tij llogaritet se që nga viti 2012, kanë qenë mbi 400 persona, duke përfshirë gra e fëmijë në këto vende.
Sipas Shalës, personat e radikalizuar kanë mundësi që të largohen nga Kosova pa lënë gjurmë.
“Kosova nuk ka kapacitet të hyjë në këto operacione aq të ndërlikuara, siç është përcjellja e të dyshuarve apo kthimi i atyre që kanë shkuar atje të luftojnë. Të jemi të sinqertë ata që kanë shkuar atje, nuk kthehen këtu, kthehen vetëm ata që zhgënjehen dhe janë në burg, janë në kampe dhe nuk kanë asnjë llogari tjetër. Edhe ata të cilët më shumë rrezikohen atje, sepse atje mund t’iu rrezikohet jeta… Kosova nuk ka kapacitet, as profesional, as material e as akomodues për këtë kategori të njerëzve të cilëve në fund të fundit është edhe vështirë t’ju besohet”, thotë Shala.
Ndër të tjera, Shala thotë se edhe në prill të vitit të kaluar, kur u kthyen mbi 100 persona ka pasur pritje raciste për këta njerëz edhe për fëmijët që fatkeqësisht nuk kanë “zgjedhur” të lindin atje.
E, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi vlerëson se Kosova në aspektin e brendshëm i ka mundësitë për të trajtuar këto raste, pasi që sipas tij vendi ka institucionet e sigurisë që merren me këtë. Megjithatë ai konsideron se varet se çfarë marrëdhëniesh ka Kosova me vendet ku shkojnë ata.
“Në aspektin tjetër, kur ata dalin prej shtetit edhe është aspekti i marrëdhënieve si i ke ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që kufizohemi dhe sidomos me ata që nëse flasim për pjesëmarrjen në Irak të qytetarëve tanë dhe sidomos në Siri, krejt varet se sa kemi partneritetin me ato shtete. Qoftë marrëdhënie policore por edhe të inteligjencës edhe vet të këmbimit të informacioneve por edhe njoftimin në lidhje eventual të informacionit, të implikimit të tyre në akte terroriste”, thotë Ibishi.
Sipas tij, kjo problematikë është mjaft e ndjeshme edhe në vendet tjera, në veçanti me shtetin e Francës.
Për këtë KosovaPress ka pritur me ditë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nga 110 kosovarë, të cilët ar riti shteti i Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i kthejë në vend, në mesin e tyre janë 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në vatra të rrezikshme. Disa prej këtyre fëmijëve të kthyer nga Siria, janë edhe pa përkujdesje prindërore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht