Ndërtimi i Termocentralit të ri “ Kosova e Re”, po zvarritet për kohë të gjatë. Kostoja e ndërtimit të tij është mjaft e lartë dhe kap shumën në rreth një miliard euro, shumë kjo e cila nuk po arrihet që të sigurohet.
Njohës të çështjeve ekonomike thonë se ndonëse Kosova nuk ka fonde për ta ndërtuar këtë termocentral, ajo ka kapacitete për të thithur fonde nga vendet e BE-së.
Një miliard euro do të kushtojë ndërtimi i termocentralit të ri “Kosova e Re”, që tash e sa kohë ka mbetur projekt vetëm në letra. Ndonëse financimi i këtij projekti gjigant energjetik, ende nuk është siguruar, studimet rreth këtij projekti kanë përfunduar dhe se tashmë është duke u studiuar vetëm aspekti social dhe mjedisor që pritet të përfundojnë në dhjetor. Këtë muaj, do të nënshkruhet një marrëveshje komerciale që do t’i hapë rrugën ofertave tenderuese.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se kompani të huaja nga vendet e BE-së që janë të interesuara për të investuar në këtë drejtim, gjë që i konvenon Kosovës, pasi do të mund t’i blejnë pajisjet në ato vende dhe do të mund ta siguronin financimin.
“Do të tentojmë që financimin ta bëjmë nga ato shtete që ne i marrim pajisjet, përmes agjencive eksportuese kreditore që mund të financojnë nëse i blejmë pajisjet tek ato vende, dhe ky është qëllimi ynë pasi financimi është problemi ynë kryesor, pasi e dimë që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që në vitin 2018 me strategji e ka paraparë që nuk do ta financojnë asnjë projekt me thëngjill. Do të thotë do të hiqet si mundësi e financimit”, tha ai.
Kostoja e lartë e ndërtimit të termocentralit të ri, po shihet si problem edhe për njohësit e ekonomisë.
Sipas Fadil Osmanit, ndonëse Kosova nuk ka mundësi ta financojë ndërtimin e këtij gjiganti energjetik, financimin Kosova do të mund ta siguronte nga Bashkimi Evropian, që vetëm për sektorin energjetik e ka të ndarë një fond prej 23 miliardë eurosh për shtetet e BE-së.
Dihet që Kosova nuk është në BE, por sipas Osmanit, kjo do të mund të bëhej përmes kredive.
“Kosova nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme, burimet e mjaftueshme financiare për të ndërtuar termocentralin e ri, por kjo nuk do të thotë që Kosova nuk ka mundësi t’i gjejë burimet financiare për ta ndërtuar këtë termocentral duke iu përshtatur edhe nivelit të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, që ka filluar në vitin 2014, ka pësuar disa herë ndryshime. Në fillim, ky termocentral parashihej të kishte kapacitet prej dy mijë MGV-ësh, ndërsa së fundmi është vendosur që kapaciteti të jetë më i ulet për vetëm 500 MGV, që konsiderohet se do të jetë e mjaftueshme për nevojat energjetike që ka Kosova.
Me ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”, pritet të mbyllet termocentrali tjetër, Kosova A, gjë që dukshëm Kosova do të këtë stabilizim të furnizimit me energji elektrike, por edhe do të ndikojë ne përmirësimin e dukshëm të ambientit që na rrethon. /Radio Kosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri