Tre raste të infektuara me variantin anglez të coronavirusit janë konfirmuar së fundmi në Kosovë.
Derisa ky variant i ri i COVID-19 thuhet të jetë për 70 për qind më i transmetueshëm, Kosova mund ta ketë të vështirë parandalimin e përhapjes së tij. Kjo pasi që vendi ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinave, ndërsa dozat e para që do të vijnë në muajin shkurt, pritet të jenë vetëm për 3 për qind të popullsisë.
Zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi kanë thënë për Express, se në muajin shkurt furnizimi me vaksina do të bëhet vetëm për 3 për qind të popullsisë.
Ndërsa, deri në fund të vitit ata kanë thënë se do ta furnizojnë me vaksina 20 për qind të popullsisë në vend.
“Qëllimi i COVAX është të fillojë shpërndarjen e vaksinave në vendet më të përgatitura që në fillim të shkurtit, me këstin e parë, mjaftueshëm për të mbrojtur 3% të popullsisë të secilës ekonomi pjesëmarrëse, duke u mbështetur në qëllimin tonë për të mbrojtur të paktën 20% e popullsisë deri në fund të vitit 2021”, është thënë nga kjo aleancë.
Ndërsa, se sa efektive mund të jetë vaksina e COVAX kundër varianteve të reja të coronavirusit, nga kjo aleancë nuk kanë pranuar të japin informacione, duke thënë që këto informata të merren nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në anën tjetër, derisa në vend nuk mund të detektohet ndonjë variant tjetër i coronavirusit, disa mostra tjera pritet të dërgohen për verifikim jashtë vendit.
Një gjë e tillë është bërë e ditur për gazetën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ndonëse nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të dërgohen këto mostra në Berlin.
Përndryshe, derisa variante të reja të coronavirusit kanë filluar të përhapen në shumë shtete, përfshirë këtu edhe në rajon, Kosova nuk ka ashpërsuar masat ndaj tyre.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se gjendja me pandeminë dhe mutacionet e reja është duke u përcjellur dhe se masat që do të merren do të varen nga situata epidemiologjike në vend dhe në rajon.
Kurse, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalur sot me një thirrje për qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëz me të cilët nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet, të respektojnë masat kufizuese në aktivitete publike e të kufizojnë punën për veprimtaritë jo-esenciale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës